Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Robert Elsie, albanologu i madh të cilit i kemi mbetur borxh

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Robert Elsie, albanologu i madh të cilit i kemi mbetur borxh

Me pikëllim e mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Robert Elsit. Robert Elsi ishte njëri prej albanologëve me prejardhje gjermane, i cili gjithë jetën dhe gjithë dhuntinë e tij të gjithanshme krijuese ia kushtoi letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Robert Elsi kishte arritur të njihte letërsinë shqipe, të njihte kulturën shqiptare në gjithë shtrirjen kohore dhe hapësinore. Robert Elsi kishte arritur të njihte dhe kishte arritur të studionte këtë letërsi dhe këtë kulturë sepse i deshi jashtëzakonisht përkushtueshëm.

Fryt i këtij përkushtimi të madh ndjenjor dhe mendor ndaj letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi është numri i madh i veprave të fushave të ndryshme të albanologjisë, që do të shkruajë e do të botojë ai. Robert Elsi ishte albanolog i veçantë për dy arsye: e para, pse ishte i liruar prej disa paragjykimeve prej të cilave nuk kishin qenë gjithnjë të liruar gjithë albanologët e mëdhenj të shekullit 19 a shekullit 20, dhe, e dyta, pse ishte i liruar edhe prej sentimentalizmit folklorizues prej të cilit, po ashtu, nuk ishin gjithnjë të liruar gjithë albanologët joshqiptarë dhe shqiptarë.

Robert Elsin e bëjnë albanolog të madh: shumësia e veprave të tij për letërsinë dhe për kulturën shqiptare në përgjithësi; shumësia e temave dhe çështjeve që ka trajtuar; dhe qëndrimi objektiv, kritik, shkencor ndaj temave e çështjeve me të cilat është marrë. Tani kur Robert Elsi u nda prej jetës, dhe prej nesh, mund të them me keqardhje se ne nuk ishim plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e veprës së tij shkencore e profesionale në studimet albanologjike dhe për studimet albanologjike. Kush më pak e kush më shumë ne i kemi mbetur borxh albanologut Robert Elsi.

Posaçërisht shumë albanologut Robert Elsi i kanë mbetur borxh institucionet shtetërore shqiptare. Por, nuk është Robert Elsi albanologu i vetëm, krijuesi i vetëm, që me aq shumë ndjenja dhe me aq shumë dhunti studiuese u ishte kushtuar historisë, letërsisë, kulturës shqiptare, popullit shqiptar, të cilit i kanë mbetur borxh këto institucione. Ato, institucionet shtetërore shqiptare, ndoshta do t’i dalin borxhit albanologut të madh, Robert Elsi, tani mbas ndarjes së tij nga jeta dhe ndoshta jo vetëm me deklarata! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Robert Elsi.

Tags: albanologui madhRobert Elsie

TË LIDHURA

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës
Kultura

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

09:33 | 09/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

09:14 | 05/02/2026
Next Post
Serbia letër BE-së: Të rishikohet pavarësia e Kosovës. Vuçiç: Shqiptarët të thonë ç’të duan

Serbia letër BE-së: Të rishikohet pavarësia e Kosovës. Vuçiç: Shqiptarët të thonë ç’të duan

Mbahet Festivali i Folklorit Shqiptar në Suedi

Mbahet Festivali i Folklorit Shqiptar në Suedi

PD kërkesë Prokurorisë, nxjerr emrat: Ja deputetët me të shkuar kriminale në Itali

PD kërkesë Prokurorisë, nxjerr emrat: Ja deputetët me të shkuar kriminale në Itali







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com