Beogradi zyrtar do t’i dërgojë një letër 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. Sipas gazetës serbe “Novosti”, kjo kërkesë e presidentit Aleksandar Vuçiç do t’i bëhet vendeve anëtare të BE-së pas deklaratës së Brukselit, se Kosova dhe Katalonja nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Letra e cila do të dorëzohet në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor nga vet kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ku njëra nga pyetjet është “A vlen sistemi i drejtësisë ndërkombëtare vetëm për shtetet e BE-së apo për të gjithë”.
Ky veprim i serbëve do të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që kurrsesi mos të dëmtohen spanjollët, të cilët janë në mesin e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, pas Greqisë, Sllovakisë, Qipros dhe Rumanisë. Presidenti Vuçiç ka thënë se nuk pret që Brukseli të reagoj pas letrës zyrtare që do të dërgoj Serbi, por sipas tij, është detyrë e tyre të mbrojnë interesat e vendit të tyre.
“Kemi gabuar në vitet 1999, 2004 dhe 2008 por nuk do të ndodhë më. Për shkak të ndërgjegjes sonë jemi të detyruar të dërgojmë këtë letër, ndërsa shqiptarët mund të flasin atë që t’iu vijë në mendje”, ka thënë Vuçiç.