Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

River Plate-Boca Junior/Historiku i rivalitetit më të ashpër në futboll

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
River Plate-Boca Junior/Historiku i rivalitetit më të ashpër në futboll

“Super-classico” e madhe argjentinase, Boca Juniors-River Plate do të përballen në finalen e Kupës së Libertadores për të vendosur kush do të dominojë futbollin jo vetëm në Argjentinë, por edhe në kontinentin amerikano-latin.

Termi “Super-classico” përdoret për të përshkruar rivalitetin e dy prej klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme të futbollit argjentinas, ku 70% e fansave të futbollit, janë tifozë me njërin prej këtyre dy ekipeve.

Kjo sfidë është mjaft e njohur në mbarë botën, pasi prodhon sfida vërtetë “të nxehta”, emocionuese dhe të luftuara shumë nga të dy skuadrat, ndërsa disa media prestigjioze ndërkombëtare e kanë përshkruar Super-classicon si derbin më të madh të futbollit botëror.

Që të dy këto klube janë themeluar në La Boca, zonën e kantiereve të klasës punëtore të kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires, me Riverin që ekziston që prej vitit 1901 dhe Boca Juniors-in që i ka fillesat 4 vite më vonë, më 1905.

Në vitin 1905 River Plate u zhvendos në veri të qytetit, në distriktin e Nunezit dhe që prej asaj periudhe, Boca Juniors mbeti skuadra e punëtorëve, ndërsa shumica e fansave vinin nga komuniteti i emigrantëve italianë, ndaj edhe njihen ndryshe edhe me termin Xeneises (Gjenovezë).

Nga ana tjetër, Riveri njihet ndryshe si “Los Millioneros” dhe supozohet të jetë klub me bazë në shtresën e lartë shoqërore, por që të dy klubet kanë fansa nga shtresa të ndryshme shoqërore, në të gjithë vendin, ndaj një realitet i tillë nuk është se ekziston.

Përballja e parë mes Boca Juniorsit dhe Rive Plate u regjistrua më 27 Gusht 1913 dhe u fitua nga “Los Millionarios” me rezultatin 2-1, ndërsa që nga ajo periudhë të dy skuadrat janë përballur 211 herë me njëra-tjetrën në kompeticione të ndryshme.

Bilanci i Super-classicos është në favor të Boca Juniors, që ka fituar 77 përballje, kundrejt 69 triumfeve të Riverit, ndërsa 65 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim. Edhe sa i përket golave të shënuar, “Xeneizes” kanë shënuar 288 të tillë, ndërsa rivalët e përjetshëm vetëm 270.

“Një det me pankarta shumë-ngjyrëshe, britma, ulërima, këngë, valle dhe fishek-zjarre pa fund”, shkruan BBC në përshkrimin që i bën pasionit të fansave të dy skuadrave, pasi është pikërisht ky fakt, që e bën të veçantë këtë përballje.

Tifozët e River Plate thirren “gallinas” (Pulat), nga kundërshtarët e tyre, ndërsa vetë “Los Millionarios” etiketojnë tifozërinë e Boca Juniorsit me termin “los chanchitos” (derrkucët), referuar vendndodhjes së stadiumit të tyre, në një zonë të varfër të Buenos Airesit, që kundërmon erë të keqe shpesh.

Rivaliteti mes dy skuadrave ka pasur një ndikim të madh edhe te futbollistët, veçanërisht te ata që kanë luajtur për të dy klubet, ndër të cilët Cataldo Spitale ishte i pari që la Boca-n në 1933-shin, për t’iu bashkuar Riverit.

Një tjetër futbollist që bëri të njëjtën lëvizje më 1985-ën, Oscar Ruggeri do ta përshkruante kështu këtë transferim: Mund t’ju them se nuk është aspak e lehtë. Njëra palë ju sheh si tradhtar, ndërsa pala tjetër nuk është se ju beson shumë. Duhet kohë për t’u përshtatur dhe shumë karakter i fortë, për të fituar besimin e njerëzve.

Disa vite më vonë, legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, as nuk e mori në konsideratë të transferohej nga Argentinos Juniors për te River Plate, pasi theksoi se donte të luante vetëm për Boca Juniors, ëndërr që e bëri realitet pak kohë më vonë.

Fansat e të dy skuadrave përplasen me njëri-tjetrin në jo pak raste, ndërsa nuk kanë munguar as aktet e dhunës, që kulmin e tyre e kanë pasur më 23 Qershor 1968, në atë që u quajt edhe tragjedia e Hyrjes 12 të stadiumit.

Përplasja mes tifozërive arriti kulmin, duke bërë që 71 fansa të humbnin jetën dhe rreth 150 të tjerë të mbeteshin të plagosur, në një ngjarje vërtetë tragjike, që hapi një hetim disa vjeçar, ndonëse në fund nuk pati asnjë të dënuar.

Ajo që e bën atë të veçantë është se do të jetë hera e fundit që finalja do të luhet me dy ndeshje – në shtëpi dhe larg saj.

Nga sezoni i ardhshëm, do të jetë vetme një ndeshje në një vend neutral, sikurse që është  format i turneut të saj simotër në Evropë, finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Kurse pikërisht për shkak të rivalitetit të ashpër takimi i dytë u shty dy herë kurse dje u vendos që për herë të parë të luhet në një vend neutral dhe mikpritës do të jetë stadiumi “Santiago Bernbeu” në Spanjë i Real Madridit.

Tags: dy ekipevefutbollhistorikurivalitetitRiver Plate-Boca Junior

TË LIDHURA

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin
Sport

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Tri duele pa humbje dhe pa pësuar gol/ Vllaznia, favorite absolute ndaj Vorës
Sport

Tri duele pa humbje dhe pa pësuar gol/ Vllaznia, favorite absolute ndaj Vorës

14:40 | 18/04/2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”
Sport

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen në “Air Albania”

13:07 | 18/04/2026
Next Post
Parashikimi i motit 3 Dhjetor

Parashikimi i motit 3 Dhjetor

Emri/ Po shkonte në shtëpi, qëllohet për vdekje shqiptari në Berlin. Baba i dy fëmijëve

Emri/ Po shkonte në shtëpi, qëllohet për vdekje shqiptari në Berlin. Baba i dy fëmijëve

Bllokohen rrugët, ja si do të devijohet trafiku gjatë punimeve te Unaza e Re

Bllokohen rrugët, ja si do të devijohet trafiku gjatë punimeve te Unaza e Re







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Trump: Irani po sillet paksa dinak, por nuk mund të na shantazhojë
Bota

Trump: Irani po sillet paksa dinak, por nuk mund të na shantazhojë

by mirseda
17:58 | 18/04/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar nga Shtëpia e Bardhë se negociatat me Irani...

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

17:39 | 18/04/2026
Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com