Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

I riu mbetet me vrimë në kafkë, ia shkaktoi kjo pije që ne e konsumojmë çdo ditë

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
I riu mbetet me vrimë në kafkë, ia shkaktoi kjo pije që ne e konsumojmë çdo ditë

Një nënë e re ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku ka treguar se si konsumimi i pijeve energjike nga burri i saj i ka kushtuar pothuajse gjithçka familjes së saj. Brianna foli për luftën që ajo dhe bashkëshorti Austin janë duke bërë ndërkohë që sapo kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

“Shtatzënia duhet të jetë një nga udhëtimet më të mahnitshme të jetës”, shkroi Brianna. “Po krijoni një jetë të re, po përjetoni dashuri të pakushtëzuar për dikë që nuk e keni takuar kurrë … Austin dhe unë ishim aq të ngazëllyer për të takuar djalin tonë të vogël, për ta sjellë në shtëpi, për të qenë një familje”.

Mes lumturisë së familjes që po rritej shpejt, Brianna tha se krejt papritur një ditë mori një lajm të keq nga e vjehrra; Austin ishte në spital.

“Dy orë pasi arrita në spital, mësova se burri im, babai i fëmijës tim, personi me të cilin jam thellësisht e dashuruar, kishte pësuar një hemorragji në tru. Pas ekzaminimeve mjekët konstatuan se kjo kishte ardhur si pasojë e konsumit të tepërt të pijeve energjike (zakon që ai e kishte marrë kur punonte me orë të gjata nëpër udhëtime).”

Para se të kuptonte se ç’po ndodhte, burri i saj kishte kaluar në sallën e operacionit.

“Kirurgët u vunë në lëvizje… pas një pritje në agoni prej 5 orësh, ne mundëm ta shikonim. Pashë sytë e vuajtur të nënës së tij kur pa djalin e saj që rrinte shtrirë pa lëvizur në shtratin e spitalit, pashë babanë duke qarë dhe duke mbajtur gruan… ishte momenti më i vështirë që kam përjetuar ndonjëherë. Pas kësaj goditje filluan ënjtjet dhe shumë gjëra të tjera për të cilat nuk isha përgatitur. Pati një moment kur e ulur pranë shtratit të tij të spitalit,kuptova se kurrë nuk do ta braktisja, pavarësisht sa e vështirë do të ishte jeta jonë. Pas dy javësh në spital u ktheva në shtëpi. Ishte koha të sillja në jetë fëmijën tonë. Nuk dua të gënjej, ishte aq e vështirë! Kisha planifikuar që Austin të ishte pjesë e këtij momenti të madh. Mendoja se do ishte në krahun tim, duke më mbajtur dorën, të ishte atje për të prerë kordonin, për të mirëpritur djalin tonë në botë… Por një mrekulli ndodhi pas lindjes së djalit…”

Brianna tha se nuk e kishte parë Austinin një javë pasi ai ishte zgjuar.

“Mendoja për të çdo ditë, shikoja djalin se sa i ngjiste atij. Kur bebi u bë një javë, e lashë te vjehrrit. Kisha nevojë të shihja Austinin. Kisha nevojë t’i tregoja se fëmija ynë tashmë ishte mes nesh. Djali ynë u takua me babanë e tij kur ishte rreth 2 muajsh dhe kjo ishte dita kur zemra mu mbush me lumturi. Ne nuk jetojmë një jetë normale, kemi shumë vizita te mjekët dhe shkojmë shpesh në spital, por ne vazhdojmë akoma të luftojmë. Zgjohem çdo ditë për t’u kujdesur për Austinin dhe djalin tonë të bukur, për të përgatitur ushqimin, për të bërë terapitë fizike, terapinë e të folurit, terapinë profesionale dhe për ta ndihmuar me higjienën personale. Mes kaq shumë detyrash unë kujdesem pa pushim për të, është e vështirë, jam shumë e lodhur, por do të bëjmë maksimumin. Austin nuk është i njëjti njeri që rashë në dashuri, unë vazhdoj të bie çdo ditë e më shumë në dashuri me të. Kam vendosur të mos heq dorë kurrë nga ai, sepse dashuria është vetëmohuese dhe e dua më shumë se vetë jeta.” (TIRANA TODAY)

Tags: energjikei rikafkepijevrime

TË LIDHURA

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?
Stil

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Next Post
Rritet bilanci, 31 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Rritet bilanci, 31 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Erdogan: Gjermania të korrigjojë gabimet ndaj nesh

Turqia e interesuar për raketat ruse S-500

Perëndimi nuk do të thyhet kurrë

Trump mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com