Drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe e Kopshteve, Zhaneta Beqiri ishte e ftuar mesditën e sotme në studion e emisionit ”Opinion”, në News 24” ku sqaroi menunë e re të ushqimit që do të kenë fëmijët.
Beqiri tha se menuja e re është vendosur për mirëushqyerjen e fëmijëve. Ajo tha se vakti me tërshërrë, kos, dhe fruta të stinës është zëvendësuar me bukën me gjalp dhe çokokrem.
Çfarë ndryshimesh ka pësuar menuja?
Zhaneta Beqiri: U hoq buka me gjalpë me cokokrem dhe është vendosur tërshëra me kos e fruta të stinës. Porcioni i tërshërës ndryshon nga mosha në moshë. Duhet të plotësohet kalorazhi sipas grupmoshave dhe duhet ruajtur raporti karbohidrate, sheqerna, yndyrna. Drithërat zëvendësojnë miellin që përdorej për mualebi, reçeli është bërë pjesë e përgatitjes e vaktit të mbasdites. Keku me gjalpë është hequr, është vetëm një ditë. Kemi hequr vajin e gatimit dhe gjalpin dhe kemi vendosur vaj ulliri të virgjër. Ndryshe nga më parë, është lehtësisht e verifukueshme që sasitë e mishit janë të njëjta. Është shtuar pak më shumë mishi i pulës.
Një herë në javë duhet të ushqehemi me peshk? Pse nuk është pjesë?
Zhaneta Beqiri: Për pamundësinë e ruajtjes, është gjykuar që të hiqet peshku nga menuja. Por yndyrnat e duhur janë menduar të merren nga vaji i ullirit.Vezët janë dyfishuar në sasi përgjatë 5 ditëve.
Menuja pranverë-verë?
Zhaneta Beqiri: I mëshojnë frutave dhe perimeve të stinës. Supat janë të shumta, supa me zarzavate dhe ajo me kungull të verdhë.