Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rikthehet plani për kampet e refugjatëve në Shqipëri/Ministri austriak: S’duam debat pa u pjekur kushtet

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rikthehet plani për kampet e refugjatëve në Shqipëri/Ministri austriak: S’duam debat pa u pjekur kushtet

Në takimin e ministrave të brendshëm të BE në Vjenë morën pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor e shteteve afrikano-veriore. Fokusi ishte bashkëpunimi i policisë, migracioni dhe mbrojtja e kufijve.

Këshilli i ministrave të BE-së dhe përfaqësuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord në Vjenë (13.09) për zgjerimin e marrëveshjes së Prüm-it. Në këtë marrëveshje bëhet fjalër për automatizimin e shkëmbimit të të dhënave mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Konkretisht kjo ka të bëjë me gjurmët e gishtrinjve dhe të dhënat për ADN-në, si dhe të dhënat për regjistrimin e automjeteve, vuri në dukje ministri Brendshëm austriak Herbert Kickl (FPÖ) në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj. Ky do të ishte një “impuls i vërtetë cilësie” në bashkëpunimin policor dhe sigurinë në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Marrëveshja e Prüm-it u nënshkrua në vitin 2005 nga Austria, vendet e Belenux-it, Gjermania, Franca dhe Spanja. Që nga vera 2007 kjo marrëveshje është integruar si kuadër ligjor në BE. Ajo rregullon bashkëpunimin ndërkufitar midis shteteve nënshkruese me qëllim luftimin e terrorizmit dhe kriminalitetin ndërkufitar.

Ministrat e brendshëm të BE-së u takuan në Vjenë në kuadër të presidencës së radhës në BE që e mbulon Austria këtë gjashtëmujor. Gjatë ditës së parë të konferencës ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor,  ndër të premten (14.09) marrin pjesë përfaqësues nga vendet afrikano-veriore. Fokusi është përqendruar në bashkëpunimin e policisë, azili, migracioni dhe mbrojtja e kufijve.

Aspak temë rrugët legale për migracionin

Në fillim të konferencës ministri Brendshëm i Austrisë reagoi ndaj fjalimit vjetor të presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker lidhur me gjendjen në BE. Ky i fundit i bëri thirrje presidencës austriake në BE, që të përpunojë zgjidhje me qendrueshmëri për të ardhmen dhe politika për rrugë legale të migracionit. „Ne mund të flasim për këtë, pasi përpjekjet për luftimin e migracionit ilegal të kenë sukses”, tha ministri austriak. Një herë ka ndodhur me programin e BE-së për shpërndarjen e emigrantëve, kur BE-ja u përpoq “të udhëzojë diçka, që askush nuk e donte”, tha Kickl.

Kontrollet kufitare mbeten

EKickl hodhi poshtë edhe kërkesën e komisarit të BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos, i cili në një intervistë u drejtohej atyre vendeve, që ndërkohë aplikojnë sërish kontrollet kufitare në hapësirën Shengen, për t’i shfuqizuar këto rregulla sa më shpejt. Austria do t’i vazhdojë kontrollet në kufi për aq kohë, sa një mbrojtje e kufijve të jashtëm “të mos jetë vetëm në letër, por faktike”. Shfuqizimi i kontrolleve kufitare të vendosura në vitin 2015 do të bëhet vetëm pasi të funksionojë vërtetë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së. Ai nuk mund t’i injorojë nevojat e popullsisë për siguri dhe kontrolle, tha Kickl.

Ministri i Brendshëm austriak ishte i të njëjtit mendim me Komisionin e BE-së lidhur me planet për përfrocimin e agjencisë së mbrojtjes kufitare Frontex dhe rritjen e numrit të nëpunësve kufitarë. Edhe agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve duhet të zgjerohet, për të mbështetur vendet e BE-së në procesin e azilit. Emigrantët ilegalë duhet të mund të dëbohen më shpejt.

Qendra për pranimin e të kthyerve në Shqipëri?

Në Vjenë të enjten, sipas Kickl, ka pasur edhe bisedime diskrete me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e qendrave të pranimit të refugjatëve të kthyer, refuzuar nga vendet e BE-së. Që Shqipëria është në fokus, këtë Kickl nuk donte ta konfirmonte. “Ne nuk duam debate në opinionin publik, përpara se jenë pjekur kushtet”, deklaroi i rezervuar dhe pa të dhëna konkrete ministri austriak. Edhe homologu i tij shqiptar Fatmir ishte i kursyer në informacion. “Shqipëria aktualisht është e konfrontuar me një numër gjithnjë e më të lartë migrantësh, dhe ne me kënaqësi e pranojmë mbështetjen e BE-së, në mënyrë që Shqipëria të mund ta menaxhoj më mirë situatën”, u shpreh Xhafaj në Vjenë. Me “qendra të pranimit të të kthyerve” jashtë BE-së synohet, që të arratisurit, të cilët kanë një përgjigje përfundimtare për azilin e refuzuar në BE, të kthehen në një vend të tretë përpara se të dërgohen në vendin e origjinës. Shtetet që janë të gatshme për këto “qendra të pranimit të të kthyerve” mund të marrin ndihma si edhe mbështetje nga punonjësit e truprojës kufitare të BE-së.

Ministri i Brendshëm austriak e theksoi disa herë, që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëshmuar shumë herë kontributin e tyre efikas në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufijve, azilit dhe migracionit dhe se marrëveshja e nënshkruar tani do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ministri shqiptar e cilësoi gjithashtu Austrinë si një partnere të rëndësishëme, që jep një kontribut të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për përhapjen e normave demokratike. (Burimi:DW)

 

Tags: kampet e refugjateveministri austriak

TË LIDHURA

Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.
Aktualitet

Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.

13:36 | 21/11/2025
“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres
Aktualitet

“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

13:17 | 21/11/2025
Belinda Balluku del nesër para GJKKO. Caktohet seanca për masën e sigurisë edhe për Gjylin e Elezin
Aktualitet

Belinda Balluku del nesër para GJKKO. Caktohet seanca për masën e sigurisë edhe për Gjylin e Elezin

13:14 | 21/11/2025
Next Post
Tentoi ta vriste në mes të Vlorës, policia kap autorin

Tentoi ta vriste në mes të Vlorës, policia kap autorin

Euro mbyll javën në kuota të qëndrueshme

Euro mbyll javën në kuota të qëndrueshme

Dreka me grupin e parë të PS, Namik Dokle tregon detajet

Dreka me grupin e parë të PS, Namik Dokle tregon detajet







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.
Aktualitet

Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti.

by mirseda
13:36 | 21/11/2025
0

Kjo e premte mblodhi në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët ndanë diskutime për planin e...

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

“Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”,Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

13:17 | 21/11/2025
Belinda Balluku del nesër para GJKKO. Caktohet seanca për masën e sigurisë edhe për Gjylin e Elezin

Belinda Balluku del nesër para GJKKO. Caktohet seanca për masën e sigurisë edhe për Gjylin e Elezin

13:14 | 21/11/2025
“Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”, Rama mban fjalën hapëse të samitit

Rama: Sa të jem unë s’do ketë luftëra me drejtësinë apo akuza ndaj saj!

13:12 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com