Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Nga raportimet e para thuhet se ngjarja ka ndodhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.
Mendohet që ky akt të ketë ndodhur me lëndë shpërthyese në një automjet të parkuar pranë Prokurorisë.
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës nuk ka asnjë të lënduar.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ku mësohet se ka nisur vëzhgimi i kamerave të subjekteve që janë afër këtij institucioni.