Aeroporti Gatwick i Londrës, njoftoi se do të rifillojnë fluturimet, pas mbylljes 24 orëshe për shkak të fluturimit të dy dronëve mbi aeroport, gjë që detyroi policinë të anulojë gjitha fluturimet e parapara.
Dhjetëra mijëra pasagjerë, mbeten të bllokuar në aeroport në pamundësi për të vijuar udhëtimet.
“Pista e Gatwick është aktualisht në dispozicion dhe një numër i kufizuar i aeroplanëve janë planifikuar për nisje dhe mbërritje,” u tha në deklaratën e aeroportit, të premtën në mëngjes.
Por deklarata u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të shkojnë në aeroport “pasi nisjet dhe ardhjet do të jenë subjekt i vonesave dhe anulimeve”. REL