Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rezultate zhgënjyese/ Shqiptarët dhe turqit, më të vetmuarit e Evropës

7 vjet ago
in Shqipëria
Rezultate zhgënjyese/ Shqiptarët dhe turqit, më të vetmuarit e Evropës

Shenjat e vetmisë shfaqen fizikisht dhe mendërisht, rënie të energjisë, ulje të produktivitetit në punë, izolim nga shoqëria dhe kufizimi të jetës sociale. Vetmia duket se prek më së shumti gratë, më të moshuarit dhe ata që kanë më pak të ardhura.

Sipas sondazhit të Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Evropian për vendet e Bashkimit Europian dhe të shteteve kandidate, rreth 12% e shqiptarëve dhe 16% e turqve kanë pohuar se ndihen të vetmuar, më të lartat në Evropë.

Në të gjithë BE-në, ky tregues është 6%. Për çdo evropian që ndihet vetëm, ka dy shqiptarë që kanë pohuar që ndihen vetëm gjatë gjithë kohës, ose pjesën më të madhe të kohës.

Për sa i përket ndarjes gjinore, në Shqipëri gratë janë shprehur se ndihen të vetmuara në përqindje më shumë se sa burrat. Përqindja e grave ishte 12%, përkundrejt të burrave 11%.

Të vetmuar, të moshuarit

Vetmia është më e theksuar tek individët në moshë dhe kjo është e kuptueshme, duke qenë se shkëputen nga marrëdhëniet e punës, fëmijët janë të angazhuar dhe jeta e përditshme ka një ritëm tjetër. Rreth 14% e të pyeturve shqiptarë mbi moshën 65 vjeç janë shprehur se ndihen të vetmuar. Krahasuar me Bashkimin Europian, të moshuarit e Rumanisë janë më të vetmuarit, me rreth 18% të të pyeturve të asaj moshe. Vendet e prekura nga emigracioni reflektojnë një përqindje më të lartë të personave të moshës mbi 65 që janë shprehur se ndihen vetëm. Këtu përfshihet Ballkani Perëndimor, Rumania dhe Bullgaria.

Të dytët më të vetmuar renditen grupmoshat 50-64 vjeç, ku rreth 13% e tyre pohuan se janë të vetmuar, mbi mesataren totale të të anketuarve.  Përqindja më e lartë e të vetmuarve të kësaj grupmoshe është në Greqi me 14%, e ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia me përkatësisht 13%.

Për grupmoshën 35-49, rekordin për sa i përket ndjesisë të të qenët vetëm e mban Turqia me 20%, e ndjekur nga Shqipëria me 12%.

Por, vetmia ka prekur edhe moshat më të reja, të cilët kanë edhe një jetë më të angazhuar. Për grupmoshën 25-34 vjeç, përqindja e të pyeturve që kanë thënë se ndihen vetëm në Shqipëri është 13%, duke u renditur sërish të dytët pas Turqisë me 21%.

Grupmosha 18-24 ka përqindjen më të ulët. Vetëm 6% e të pyeturve në vend të kësaj moshe thanë se ndihen vetëm. Rekord për sa i përket kësaj moshe e mban Belgjika, ku 13% e të rinjve thanë se ndihen vetëm.

A e blen paraja lumturinë?! Më pak para, më shumë vetmi

Bazuar mbi të ardhurat, individët me më pak të ardhura ndihen më shumë vetëm.

Në sondazhin e zhvilluar nga Bashkimi Evropian për Cilësinë e Jetës, përpos gjinisë dhe moshën, përgjigjet janë kategorizuar edhe sipas të ardhurave.

Sipas grupit të të ardhurave ato janë ndarë nga 1 në 4 (nga të ardhurat më të ulëta tek më të larta). Individët që i përkasin grupit 1 dhe 2 të të ardhurave  janë shprehur në % më të lartë se ndihen të vetmuar, përkatësisht me 13 dhe 16%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 11 dhe 8%.

Individët që i përkasin nivelit të katërt të të ardhurave (që kanë më shumë) ndihen më pak të vetmuar. Rreth 6% të të pyeturve të kësaj kategorie u përgjigjën se ndihen të vetmuar. Greqia mban rekordin në Evropë për përqindjen e të pasurve që ndihen të vetmuar, me 14%. Mesatarja evropiane është 5%. (Burimi:Monitor)

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Shtypi i ditës, 15 qershor 2018

Shtypi i ditës, 15 qershor 2018

Shtypi nga bota, 15 qershor 2018

Shtypi nga bota, 15 qershor 2018

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com