Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rezultate apo thjesht ecejake

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rezultate apo thjesht ecejake

Nga: Leonidha Mërtiri

Këto ditë, më 14 dhe 15 qershor, pritet të vijë në Kosovë Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, duke e vazhduar turin e tij në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Në muajin e mëparshëm ai ishte i pranishëm në Shqipëri, Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Burime nga Brukseli bëjnë të njohur se kreu i Këshillit Europian vijon vizitën në këto vende për të biseduar me përfaqësuesit e lartë të tyre rreth marrëdhënieve me Bashkimin Europian. Nisur edhe nga vizita e tij gjatë muajit maj, me sa duket, Michel do të shfrytëzojë rastin, sikurse veproi edhe gjatë atij turi, t’i bëjë më tej reklamë nismës së Presidentit francez, Emmanuel Macron, për të cilën kemi folur në një shkrim të mëparshëm. Fjala është tani për një “transkriptim” të mëtejshëm të kësaj nisme, rreth krijimit të “komunitetit politik europian” apo statusit të “shtetit të asociuar”, që ndalon në fakt zgjerimin e Bashkimit Europian.

Më 23 qershor do të mblidhet sërish në Bruksel samiti i përbashkët i liderëve të vendeve anëtare të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor. Të gjashta vendet e këtij rajoni janë në faza të ndryshme si kandidatë për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian. Mali i Zi dhe Serbia duken më të avancuar, ndërkohë që kjo e fundit është përballë plotësimit të kushtit për njohjen e shtetit të Kosovës. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që presin prej kohësh fillimin e bisedimeve për anëtarësim, u doli ngërçi i ri: Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Dhe pas këtyre, krijohet përshtypja, dhe nuk është çudi, që ngërçe të tilla mund të fanepsen dhe më tej. Kosova dhe Bosnjë Hercegovina janë më mbrapa me këtë proces të rëndësishëm.

Përkundrejt kësaj, vetëm ecejaket e të dërguarve europianë nuk mbeten në vend. Rezultati…? Përsëri ecejake dhe përsëri kurrfarë progresi. Perspektiva europiane vazhdon të përflitet në këto ecejake. E megjithatë, vonesat e reja rritin zgjatimin e tyre.

Këto ecejake, dyndur vazhdimisht me inflacion premtimesh, vetëm e kanë zbehur, madje, nënvleftësuar misionin e tyre. Sepse nuk mjafton të pohosh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së dhe prioritet strategjik i tij. As të lësh mënjanë ato probleme që lidhen drejtpërdrejt me të. Në këtë kuadër, nuk mund të ndash nga sa më sipër, për shembull, liberalizimin e vizave për Kosovën, kushtëzuar kjo me dialogun Kosovë-Serbi, arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Duket se bëhet qëllimisht për ta vonuar atë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që, edhe pse vende me potencial të fuqishëm e kanë mbështetur këtë përballë ndonjë zëri hezitues, nuk kanë shkuar më tutje, veç përsëritjes së pozitivitetit të tyre. Pra, një e drejtë që vazhdon t’u mohohet qytetarëve të Kosovës, edhe pse Komisioni Europian ka konkluduar në plotësimin e kushteve të nevojshme nga Kosova për liberalizimin e vizave.

Këto dobësi, kjo moskonsekuencë, nuk kanë si të mos u shtrojnë udhën atyre që presin t’i shfrytëzojnë ato për të realizuar qëllimet e tyre të mbrapshta. Nga ana tjetër, ajo çka vihet re është e qartë. Vetë Bashkimi Europian, sikurse është parë, vështirë t’u japë zgjidhje problemeve që preokupojnë rajonin në tërësi. Mjafton ta ndalësh vështrimin në dialogun Kosovë-Serbi. Po në ato parametra nga një periudhë në tjetrën. Po ato ecejake dhe retorika. Pa interesimin amerikan, që kohët e fundit është ndierë më tepër ndaj Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian, i lodhur dhe konfuz, pa kohezionin e duhur të anëtarëve të vetë, nuk mund t’i bëjë realitet i vetëm objektivat e ngurosura për vite me radhë e për rrjedhojë, të ketë progres në proceset demokratike të këtyre vendeve dhe gjallërimin e shpresave në zgjerimin e BE-së. Partneriteti mes kësaj të fundit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet më bindësi në normalizimin e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, stabilitetin e nevojshëm të rajonit në tërësi. Roli i këtij partneriteti është tepër i njohur tashmë. Ndaj dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor i besojnë me të drejtë atij.

Tags: Charles MichelLeonidha MërtiriPresidenti i Këshillit Europian

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Bieber e thotë publikisht: Vuaj nga paraliza e fytyrës

Bieber e thotë publikisht: Vuaj nga paraliza e fytyrës

Mitsotakis: BE-ja të integrojë Ballkanin brenda vitit 2033

Mitsotakis: BE-ja të integrojë Ballkanin brenda vitit 2033

“NATO”, Biden pret liderët e Finlandës dhe Suedisë

Biden: Zelensky nuk donte të dëgjonte paralajmërimet e SHBA-së







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

“Zgjedhjet janë politike”/ Edi Rama thirrje socialistëve: Të bëjmë çmos të mos mbyllet
Kryesore

“Zgjedhjet janë politike”/ Edi Rama thirrje socialistëve: Të bëjmë çmos të mos mbyllet

by mirseda
17:47 | 09/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën nga asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, ku u ndal te...

Irani kufizon kalimet në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit me SHBA: vetëm 15 anije në ditë

Irani kufizon kalimet në Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit me SHBA: vetëm 15 anije në ditë

17:38 | 09/04/2026
IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje

IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje

17:23 | 09/04/2026
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në maj për lehtësimin e trafikut

17:15 | 09/04/2026
Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave

Lamallari tek Akademia e Sigurisë, flet për rritje të pagave

16:59 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com