I gjithë vendi është përfshirë sot nga reshjet e shiut. Këto të fundit duket se do vijojnë të shtohen gjatë natës, madje disa prej qyteteve rrezikojnë përmbytjen.
IGJEUM njofton se Vlora, Gjirokastra dhe Elbasani janë qytetet që rrezikojnë më shumë që të përmbyten në orët në vijim. Po ashtu, në terrenet malore mund të ketë edhe reshje në formë shtrëngate.
‘Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.
Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat’, thuhet në njoftimin e IGJEUM.