Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rënia e Kostandinopojës dhe pasojat e thella që la në Ballkan e më gjerë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rënia e Kostandinopojës dhe pasojat e thella që la në Ballkan e më gjerë

Në 29 maj të vitit 1453 – 564 vjet më parë – Kostandinopoja ra në duart e turqve osmanë. Rënia e këtij qyteti të madh, sinjalizoi fundin e Perandorisë Bizantine, mishërimi mesjetar i Perandorisë Romake, dhe shënoi fillimin për herë të parë të ekspansionit të ushtrive islamike nga Azia në Evropë.

Në vitin 330, perandori romak Konstandini e themeloi qytetin e Kostandinopojës në fshatin grek të Bizantit si kryeqytetin i ri perandorak. I gjendur në ngushticën e Bosforit, e cila lidh Evropën me Azinë, qyteti i ri mbrohej më lehtë se Roma, ndërsa ishte një qytet i krishterë që reflektonte preferencën fetare të perandorit. Ashtu si Roma legjendare, edhe Konstandinopoja shtrihej mbi 7 kodra të ndara në 14 qarqe.

Për shekuj me radhë, qyteti shërbeu si qendër e pushtetit perandorak, edhe pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit në vitin 476. Historianët i referohen këtij qytet si mishërimi mesjetar i perandorisë si bizantine. Frankët dhe italianët e kohës, i etiketonin banorët e saj thjesht si “grekë”. Por vetë banorët, vazhduan ta quanin veten romakë, dhe i shihnin perandorët e tyre si pasardhësit legjitimë të Augustit, Mark Aurelit dhe Konstandinit.

Duke pasur mure rrethuese mbresëlënëse, Konstandinopoja ishte pothuajse indiferente ndaj çfarëdolloj sulmi, siç ishte rasti kur një ushtri e Gotëve iu afrua qytetit, pas betejës së Adrianopojës në vitin 378. Pas fillimit të përhapjes së Islamit, perandoria Bizantine humbi një pjesë të madhe të territorit të saj në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, por qyteti i Kostandinopojës u dëshmua një shkëmb i fortë, mbi të cilin thyheshin njëra pas tjetrës dallgët e sulmeve osmane.

Ndërsa ajo përfaqësonte frontin kundër Islamit në Lindje, qytetërimi modern perëndimor u zhvillua në Francë dhe në Evropën Perëndimore. Megjithëse Frankët e patën mundur ushtrinë islame në Spanjë, humbja e bizantinëve ndaj islamit, mund të shihet fare mirë si fillimi i krijimit të një Evrope myslimane.

Megjithatë, nga fundi i Mesjetës, fuqia bizantine u zbeh dukshëm. Edhe pse praktikante e Krishterimit Ortodoks, Kostandinopoja ra rënë në duart e kalorësve katolike gjatë Kryqëzatës së Katërt në vitin 1204, duke pasur gati 60 vjet sundim katolik, para se një perandor ortodoks të qe në gjendje të rimerrte fronin. Murtaja që ra në mesin e shekullit XIV, mori ndoshta jetën e gjysmës së banorëve së qytetit.

Deri në fillimin e shekullit XV, turqit osmanë e kishin pushtuar thuajse të gjithë Turqinë e sotshme, dhe Perandoria Bizantine ishte një hije e vetvetes, e përbërë nga territore të shpërndara dhe pak ishujt pranë Kostandinopojës. Në 1451, Mehmeti II pasoi të atin, duke u bërë sulltani i osmanëve. 

Në librin e tij “1453: Lufta e Shenjtë për Kostandinopojën dhe përplasja e Islamit me Perëndimin”, historiani Roxher Kraulej e përshkruan kështu sundimtarin 19-vjeçar:”Njeriu të cilin më vonë Rilindja e paraqiti si një përbindësh të mizorisë dhe perversitetit, ishte tejet kontradiktor. Ai qe i zgjuar, trim dhe shumë impulsiv – i aftë në mashtrime, me akte mizorie tiranike por edhe mirësive të papritura. Kishte humor dhe ishte i paparashikueshëm, një biseksual i cili u shmangej marrëdhënieve të ngushta, nuk e falte fyerjen, por që adhurohej nga osmanët për shkak të devotshmërisë së tij ndaj besimit”.

Sapo u bë sulltan, Mehmeti filloi menjëherë një program për rindërtimin e flotës së tij të anijeve, dhe shumë shpejt vendosi rreth planeve për të bërë diçka që sulltanët para tij nuk kishin mundur dot – pushtimin e Kostandinopojës. Në fillimin e vitit 1453, ai përgatiti një ushtri prej 100.000- 200.000 trupash osmane në territorin bizantin, dhe në 6 prill filloi operacionet e mëdha për rrethimin e qytetit.

Konstandini XI u dëshmua të qe i fundmi i perandorëve bizantine. Pasi kishte sunduar që nga viti 1449, ai e dinte se vetëm mbrojtja fizike e Perandorisë, duke përfshirë më shumë se 20 km mure, nuk qe e mjaftueshme për të sprapsur një rrethim apo sulm të vendosur osman.

Kroulej shkruan: “Për Konstandinin, një mbrojtje e suksesshme e qytetit, varej nga ndihma e Evropës së krishterë. Raundi i pafundmë i misioneve diplomatike që i parapriu rrethimit, u ndërmor për të kërkuar, para, trupa ushtarake dhe mjete materiale për kauzën e Krishterimit. Përditë, qytetarët e Kostandinopojës shohin në drejtim të detit për ndonjë flotë – një skuadron të galerave veneciane apo gjenoveze…Por deti mbeti qëllimisht i zbrazët”.

Gjatë muajve prill dhe majm u ndërmorën aksione luftarake si nga osmanët por edhe bizantinët, ku secila palë kërkonte të fitonte epërsi mbi tjetrën. Disa sulme osmane kundër mureve të qytetit nuk patën asnjë rezultat, ndërsa bllokada bizantine kundër flotës osmane, mundësoi mbërritjen në qytet të një ndihme të papërfillshme. Të dyja palët shkëmbyen propozime për paqe, por asnjëra palë nuk mundi të pajtohej.

Osmanët qenë të vendosur për të pushtuar Kostandinopojën; bizantinët të vendosur për ta mbajtur atë. Në 26 maj, Mehmeti dhe gjeneralët e tij vendosën të nisin një sulm të madh, ndaj dhe filluan përgatitjet. Jeniçerët, trupat elitë të ushtrisë osmane, të përbëra tërësisht nga djemtë e krishterë të rrëmbyer në zonat e pushtuara, dhe të stërvitur për vite me radhë që fëmijë, u lanë rezervë, në pritje për të dhënë goditjen përfundimtare.

Të nesërmen në Kostandinopojë, arriti një flotë e vogël e anijeve veneciane, të cilat e informuan Konstadinin se asnjë ndihmë e rëndësishme nuk pritej të vinte nga Perëndimi. Kostandinopoja duhej të mbronte vetveten. Mbrëmjen e 28 majit, u mbajt një shërbesë e madhe fetare në katedralen e madhe të Shën Sofisë në Kostandinopojë.

Në orët e para të 29 majit, filloi sulmi osman, me mercenarët e krishterë të punësuar nga sulltani. Teksa mbrojtësit e qytetit dolën jashtë mureve të qytetit për të frenuar valën e sulmit osman, jeniçerët nisën sulmin e tyre, duke iu ngjitur mureve dhe mësyrë mbi ushtarët bizantinë. Konstandini XI, perandori i 88 romak sipas llogaritjeve bizantine, vdiq gjatë sulmit përfundimtar kundër osmanëve.

Në librin e tij “Humbja e Perëndimit:Perandoria e harruar Bizantine që shpëtoi qytetërimin perëndimor”, historiani Lars Bruanuort shkruan mbi ditët e tmerrshme që pasuan rënien e qytetit: “Kërdia ishte e tmerrshme. Ushtarë turq u shpërndanë nëpër lagjet e qytetit, dhe i lanë rrugët me gjak, ndërsa kudo kufomat ishin kapicë. Venedikasit dhe gjenovezët arritën të hipin në anijet e tyre dhe të largohen… por pjesa tjetër e popullsisë ishte e dënuar. Gratë dhe fëmijët u përdhunuan, burrat u therën, shtëpitë dhe kishat u plaçkitën dhe u dogjën”. 

Pas tre ditëve kaos, Mehmeti rivendosi rendin, dhe i dha fund gjakderdhjes dhe grabitjeve. Sulltani e shpalli Kostandinopojën si kryeqytetin e tij të ri, dhe islami fitoi një pozicion strategjik në Evropën Lindore. Në 250 vitet që do pasonin, Evropa e krishterë, e cila kishte dështuar t’i vinte ne ndihmë Kostandinopojës në momentin e saj me kritik, iu druajt depërtimit të islamit në kontinent.

Ushtria osmane avancoi dy herë në Evropë dhe rrethoi Vjenën – fillimisht në 1529-ën dhe më pas në vitin 1683. Një trashëgimi e rëndësishme e kësaj beteje, është ende e pranishme në të gjithë botën e sotme islame. Qyteti i Kostandinopojës, kishte qenë në imagjinatën islame për shekuj me radhë. Ushtri pas ushtrie kishin dështuar ta pushtonin atë, dhe në mendjet islame qyteti u bë pika qendrore e rezistencës ndaj fesë dhe Zotit të tyre.

Rënia e Kostandinopojës, pati pasoja të mëdha edhe për Evropën. Shumë grekë dhe popujt e tjerë të Ballkanit, nga frika e vdekjes apo konvertimit të detyruar në fenë islame, emigruan në perëndim përtej detit Adriatik, në Itali. Shumë prej atyre refugjatëve mori me vete pasuri të mëdha të artit dhe dijes së lashtë, duke ndihmuar Rilindjen Evropiane.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BallkanKostandinopojaPasojatRënia

TË LIDHURA

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës
Aktualitet

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

22:06 | 10/06/2025
Ndryshime në Policinë e Tiranës, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve
Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Tiranës, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve

20:56 | 10/06/2025
Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes
Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit, zbulohet dëshmia tronditëse e bashkëshortes

20:18 | 10/06/2025
Next Post
Putin: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë janë të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve

Putin: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë janë të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve

Si të triumfoni mbi depresionin bazuar në dy përgjigjet e Pjotër Çajkovskit

Si të triumfoni mbi depresionin bazuar në dy përgjigjet e Pjotër Çajkovskit

Gjenden trupat e marinarëve amerikanë, pas përplasjes së anijes në Japoni

Gjenden trupat e marinarëve amerikanë, pas përplasjes së anijes në Japoni

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës
Aktualitet

Vdekja misterioze e foshnjës në Greqi, babai shqiptar lihet i lirë, por me një kusht. Në pritje dëshmia e nënës

by mirseda
22:06 | 10/06/2025
0

Është mbyllur në orët e mbrëmjes së të martës dëshmia e 43-vjeçarit shqiptar, babai i foshnjës 5...

‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik

‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik

22:04 | 10/06/2025
KPA shkarkon prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri, për moskryerje hetimesh në 27 dosje

KPA shkarkon prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri, për moskryerje hetimesh në 27 dosje

21:33 | 10/06/2025
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Cernomordijs shënon autogol

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Cernomordijs shënon autogol

21:22 | 10/06/2025
Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

Strakosha pret penalltinë, Shqipëria mban portën të paprekur

21:19 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com