Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Rekord historik, deficiti tregtar arrin në 5,2 mld euro

1 vit ago
in Ekonomi
Rekord historik, deficiti tregtar arrin në 5,2 mld euro

Shqipërisë ju deshën gati tre dekada të ngrinte sektorin e prodhimit dhe markën “Made in Albania” për tregjet e Europës, por kursi i këmbimit dhe disa faktorë bashkëshoqërues si rritja e kostove te brendshme dhe rënia e kërkesës nga jashtë kanë rrënuar në për vite atë që u ngrit me mund për shumë vite.

Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se deficiti tregtar i vendit arriti në 521,7 miliardë lekë ose 5,2 miliardë euro në 2024, duke shënuar një rekord historik që kur mbahen të dhënat zyrtare duke përfshirë vitet e tranzicionit, por edhe para kësaj periudhe. Ky përkeqësim në vitin 2024 ndodhi për shkak të rënies së fortë të eksporteve me rreth 15 për qind në krahasim me vitin 2023, teksa nga ana tjetër importet u rriten me tej me 2.5 për qind.

Vitin e kaluar ekonomia shqiptare nxori jashtë vendit 21,7 miliardë lekë (210 milionë euro) më shumë për importin e mallrave se me 2023, ndërsa te ardhurat nga eksportet pësuan rënie -67,7 miliardë lekë (670 milionë euro). Deficiti tregtar u thellua me tej -89 miliardë lekë ose 890 milionë euro në 2024.

Zgjerimi i deficitit tregtar përkeqësoi raportin e mbulimit të eksporteve me importe. Në vitin 2023 importet ishin 2.4 herë më të larta se eksportet nga 2 herë që ishte me 2023. Raportet e mbulimit u kthyen edhe një herë si para vitit 2012. Sektori i prodhimit, veçanërisht industria përpunuese, po tkurret me shpejtësi nga disa faktorë që po e bëjnë rënien të qëndrueshme.

Në tremujorin e tretë 2024, industria u reduktua me 48.2% sipas te dhënave nga PBB. Faktorët e rënies nuk janë sezonale dhe tashme fabrikat po mbyllen dhe po ristrukturohen në sektorëve të tjerë. Kjo situatë po sjell pasoja zinxhir që nga punësimi, pagat, eksporti dhe në afatgjatë do të zgjerojë ndikimin negativ që nga cilësia arsimore, të ardhurat buxhetore, varësia nga importi dhe kostot në ekonomi, sipas bizneseve dhe ekspertëve të fushës.

Më në vështirësi janë fabrikat e këpucëve pasi kriza pas luftës në Ukrainë bëri që konsumi në këto produkte të shënojë rënie. Të gjendur pa mbështetje me politika dhe fonde fabrikat janë duke gjetur mënyra për tu përshtatur me krizën që ka krijuar rënia e euros dhe rritja e pagave. Kalimi në import, reduktimi i aktivitetit, ikja në sektorë të tjerë, mbyllja e ciklit, prodhimi me vlerë të lartë, zhvendosja nga eksporti në tregun vendas dhe investimet në teknologji janë disa nga mënyrat e reja që prodhuesit kanë gjetur për të mbijetuar Në dy vitet e fundit prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku përzierja e shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.

TË LIDHURA

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella
Ekonomi

Nafta tremb fermerët, rrezik për më pak të mbjella

19:59 | 12/03/2026
Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,
Aktualitet

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit,

14:22 | 11/03/2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë
Aktualitet

Rritja e çmimeve të karburanteve, Ibrahimaj: Po i monitorojmë çdo ditë

14:01 | 11/03/2026
Next Post
Nën akuzë për përdhunim, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

Nën akuzë për përdhunim, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

Dëbora pezullon Superioren, Skënderbeu dhe Vllaznia në pritje të një vendimi

Dëbora pezullon Superioren, Skënderbeu dhe Vllaznia në pritje të një vendimi

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes ndaj virozave, komplikimet po shtohen te moshat e reja

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes ndaj virozave, komplikimet po shtohen te moshat e reja







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com