Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Regjimi komunist burgosi intelektualët në vitet 1946-1947, ja cilët dhe datat kur u arrestuan

9 vjet ago
in Të Gjitha

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se pas mbarimit të proceseve kundër intelektualëve të “sabotazhit të Maliqit” vëmendja e regjimit u përqendrua në dënimin e klasës intelektuale të vendit. U arrestuan të gjithë ata që shiheshin apo dyshoheshin si proamerikanë (çështje e veçantë kjo) si dhe u vijua procesi i goditjes së intelektualëve (teknikë, tregtarë, profesorë, mësues, juristë, mjekë, gjyqtarë, etj). Proceset ndaj dy grupeve të deputetëve nuk janë të shkëputura, por janë por pjesë e goditjes së intelektualëve të atyre viteve, si veprim i mirëfilltë i injorancës kundër njerëzve që mendonin e krijonin. Në Kuvendin Popullor nuk ka pasur shprehje të mendimeve ndryshe. Pavarësisht se ishin spikatur një grup deputetësh ndryshe, ata asnjëherë nuk artikuluan në Kuvend teza politike apo mendime ndryshe. Këto mendime ngelën brenda bashkëbisedimeve me njëri-tjetrin si dhe dëshirës për të pasur ndryshime në vend.

Proceset e dënimeve dërrmuan trurin e fundit që i pat ngelur Shqipërisë si dhe i hapi rrugë konsolidimit të injorancës më të tmerrshme që kishte parë ndonjë Shqipëria.

 

Më poshtë do gjeni një kronologji të arrestimeve të periudhës gusht 1946 deri në shtator 1947. Në kllapa janë proceset që u takojnë dënimet. (Lista që posedoj sigurisht vijon edhe pas datës fundore të këtij postimi) 16 gusht 1946 Ramë Marku (I), 26 shtator 1946 Riza Dani (II), deputet 10 nëntor 1946 Augusto Beti, italian, elektro-teknik në Kuçovë (V) 22 nëntor 1946 Agathakli Xhitoni (I), shkrues publik 19 dhjetor 1946 Giusepe Monaldi, italian, gjeometër në Kuçovë (V)21 dhjetor 1946 (h) Abdyl Kokoshi (I), jurist 27 dhjetor 1946 Surja Selfo (II), tregtar Bexhet Shehu (II), nëpunës Isuf Hysenbegasi (II), mjek Kamber Jaskollari (Backa) (II), ish xhandar Hilmi Hysi(II), jurist, ish gjyqtar Demir Kallarati(II), ish oficer 7 janar 1947 Foto Bala (I), profesor Salim Kokalari (I), mësues Hivzi Kokalari (II) Adem Beli (II), agronom 31 janar 1947 Liri Prifti, dënohet me 10 vjet burgim 15 mars 1947 Fehmi Leskani (III), tregtar 18 mars 1947 Ibrahim Hasnaj (II), sekretar në Komunitetin Bektashi 12 prill 1947 Hasan Reçi (II), arsimtar Uan Filipi (II), nëpunës 17 prill 1947 Ramazan Tabaku (I), telegrafist 15 maj 1947 Haki Karapici (III), avokat Irfan Pustina (III), doktor Gjergj Ashta (III), jurist Rustem Sharra(I), tregtar Shefqet Beja, deputet (I) Kolë Kuqali, deputet (vdiq gjatë hetuesisë më 30.5.1947) SelaudinToto, deputet (I) Enver Sazani, deputet (I) Faik Shehu, deputet (II) Ibrahim Karbunara, deputet (I) Kostandin Boshnjaku, deputet (II) Irfan Majuni, deputet (I) Islam Radovicka, deputet (II) Avdul Bani (II), roja i Islam Radovickës, vdes në hetuesi në v.1947 Nexhmi Ballka (II), arsimtar 16 maj 1947 Ymer Keçi (III), tregtar Ali Bakiu (III), tregtar Ali Shtëpani (III), pronar Enver Topulli (III), tregtar Kadri Kërçiku (III), mjek Kel Koçobashi (III), nëpunës Halit Gjolena (II), oficer Qemal Frashëri (IV), nëpunës në MF Ali Begeja, “vdiq në burg duke u hedhur nga dritarja”18.8.1947 Ferit Hysenbegasi, vdes në hetuesi më 17.9.1947 17 maj 1947 Vasil Xhai (III), avokat Baltazar Benusi (III), avokat, Zylfyrije Banushi (IV), nëpunëse në MF Mestan Ujaniku (II), nënkolonel 18 maj 1947 Adem Xhepa (III), pijeshitës Elza Çika (IV) 19 maj 1947 Adem Xhepa (III), pijeshitës Ibrahim Keçi (III), tregtar 23 maj 1947 Baba Myrteza Paja, vdes më 24.5.1947 në hetuesi 25 maj 1947 Baba Bedri Hatibi (veçan), arrestohet Baba Myrteza Paja (I), vdes në hetuesi 28 maj 1947 Pajo Dervishi 15 qershor 1947 Koço Xega, teknik nafte në Kuçovë, (V) Pietro Andena,italian, teknik nafte në Kuçovë (V) Stanislav Zuber, inxhinier, vdes në hetuesi Riza Alizoti (I), inxhinier Paolo Saggioti (I), nëpunës industrial 20 qershor 1947 Xhevat Xhafa (I), mësues Tefik Deliallisi (I), mësues Hysen Shehu (I), mësues Sulo Konjari (I), farmacist Beqir Çela (I), mësues Sulo Klosi (I), inxhinier Shefki Minarolli (I), hotelier Pertef Karagjozi (I), nëpunës Mehmet Prishtina (I), tregtar 20 korrik 1947 Gjovalin Vlashi (I), avokat 6 shtator 1947 Lutfi Strazimiri (IV), inxhinier Andria Xega (IV), inxhinier Mustafa Greblleshi (IV), gazetar Osman Bishqemi (IV), nëpunës Limon Vrapi (IV), mësues Anthim Konomi (IV), inxhinier Tahir Gjinali (IV), tregtar me arsim të lartë 7 shtator 1947 Ali Fortuzi (IV), nëpunës në MF 11 shtator 1947 Arif Gjyli (II), deputet 16 shtator 1947 Antonio Barsolini, italian (IV), veteriner

Tags: 1946-1947arrestuanburgosidatatintelektualetja cilëtkomunistkurnë vitetRegjimi

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Lorik Cana para se të shkelmoj topin e fundit: Më vjen keq që nuk janë TKZ

Shqipëri-Itali 0-1, humbje e pamerituar

Analiza/ Ja sa ndikon pezullimi i vizave në marrëdhëniet tregtare Turqi-SHBA







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

by mirseda
18:47 | 05/06/2026
0

Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët që...

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”

18:24 | 05/06/2026

Rama në Vlorë: Zvërneci është çështje e pronarëve, nuk vendoset nga protesta

18:23 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com