Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Refugjatët në Shqipëri/ Kush po gënjen, Xhafaj apo Rama?!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Refugjatët në Shqipëri/ Kush po gënjen, Xhafaj apo Rama?!

Emigracioni, dikur nuk ishte një fenomen që mund të të shqetësonte, përveç aspektit emocional, pasi remitancat u bënë një e ardhur e rëndësishme që ndikonte në mirëqenien e familjeve, duke zbutur varfërinë, dhe duke u kthyer në një burim të rëndësishëm të rritjes ekonomike. E ndërsa sot, vala e emigrantëteve krijon kosto, pasi ata do t’i mungojnë tregut vendas të punës dhe nuk mund të merret mbrapsht investimi i kryer për ta. Emigracioni i paligjshëm është problem i mprehtë për Bashkimin Evropian; një pjesë e vendeve anëtare refuzojnë të pranojnë emigrantë, ndërsa të tjerat janë nën presion për të përzënë ata që kanë pranuar deri tani. Ndërsa Shqipëria është tashmë një ndër azilkërkuesit e mëdhenj, tani rrezikon të kthehet në vendin pritës të tyre.

Në pamundësi për të realizuar pritshmëritë e shqiptarëve, qeverisja aktuale po u shet edhe si suksesin të saj punësimin e shqiptarëve jashtë vendit. Gjithsesi kjo mbetet çështje perceptimi për secilin prej nesh, parë në këndvështrime të ndryshme.

Kriza e emigrantëve ka mbledhur në një takim në Bruksel ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe Fatmir Xhafaj.

Fatmir Xhafaj: “Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azil kërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar, e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, ka deklaruar Xhafaj.

 Lexo edhe: Çështja e emigrantëve, Xhafaj nga Brukseli flet për Greqinë

Vendet e Bashkimit Evropian kërkojnë nga Ballkani Perëndimor që të forcojë pikat kufitare, për të bllokuar trafikun e emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore. Një nga trampolinat e emigrantëve për të kaluar nga Greqia në vendet e BE, është edhe Shqipëria. BE pritet që të mbështesë vendet e Ballkanit me një fond të veçantë dhe policë për të bllokuar emigrantët. BE po kërkon një vend në Ballkanin Perëndimor për të ndërtuar një kamp për emigrantët, në mënyrë që të mos futen në vendet e Unionit.

Sakaq, duke qëndruar në të njëjtën linjë, vetëm një ditë më parë Zëvendës Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, gjatë një interviste për median gjermane ZDF, konfirmoi se  Shqipëria mund të strehojë 600 mijë emigrantë sirianë.

Julian Hodaj:  “Shqipëria ka kapacitet dhe eksperiencë për të strehuar deri në 600 mijë emigrantë sirianë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”.

“Rama pranon 600 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri, vetëm t’i hapen negociatat”

Duhet të kemi parasysh se kjo deklaratë e tij pason pas propozimit që kryeministri Rama i ka bërë Kancelarit austriak Kurz, në takimin e tyre në Vjenë, në fund të majit, për të ngritur në Shqipëri një kamp për mbajtjen e emigrantëve të dëbuar nga BE, duke zgjidhur kështu problemin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e BE-së.

Sebastian Kurz: “Tema kryesore për të cilën ne folëm sot, ishte lufta kundër imigracionit ilegal. Ne po përjetojmë në Ballkan, në këtë moment, një rrugë të re të migracionit. Kontrabandistët përpiqen që njerëzit t’i marrin nga Greqia përmes rrugës së Shqipërisë në Europën Qendrore. Kjo ka një rëndësi shumë të madhe, sepse duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni dhe kundër kësaj rruge”.

Kështu deklaroi kancelari austriak Sebastian Kurz, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, shifrat e refugjatëve po rriten dhe problemi duhet të trajtohet që tani, përpara se të bëhen shumë të mëdha, siç ka qenë rasti në 2015-ën dhe në 2017-ën.

Refugjatët në Shqipëri/Merkel dhe Kurz ‘përplasen’ me Ramën

Mesa duket qeveria Rama po përpiqet t’i mbushë mendjen Austrisë dhe Gjermanisë, se Shqipëria i plotëson kushtet për strehim e emigrantëve të paligjshëm dhe mbajtjen e tyre jashtë mureve të BE-së.

Po çfarë ndodh, në morinë e këtyre informacioneve, Rama duket se bie brenda me mashtrimet e tij, pasi një tjetër qëndrim ka mbajtur pak ditë më parë. Në një intervistë për “Anadolu Agency”, Rama është shprehur për mundësinë e kampeve të pritjes për emigrantët, por edhe këtë mundësi e ka quajtur një fantazi.

Edi Rama: “Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri, dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund t’ia hedhin topin njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë, dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë”, ka thënë Rama.

Kampe për refugjatët dhe ushtarët e ISIS? Reagon Rama: Kjo është marrëzi!

Tani kush po gënjen, vartësi i Ramës, apo vetë kryeministri?

Por pavarësisht nga çfarë thotë kryeministri, një ndër gazetat më në zë gjermane, “Der Spiegel”, shkruan se Shqipëria është njëra ndër vendet që shihet si më e mundshmja për ngritjen e kampeve të pritjes së refugjatëve nga lindja.

“Der Spiegel” i referohet një deklarate të kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe shkruan:“Kryeministri austriak Kurz, pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer, deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale, për të rritur propabilitetin e realizimit të tyre”.

Prestigjiozja austriake fundos Ramën: Viena bisedime me Ballkanin për emigrantët

Madje kancelari është pyetur drejtpërdrejt në lidhje me Shqipërinë, dhe nëse do të ngrihen atje kampet për refugjatët, e përgjigjja e Kurz ka qenë e shkurtër:  “Do ta shohim”.

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Fleckenstein lumturon shqiptarët: Gjermania e bindur për hapjen e negociatave

Fleckenstein lumturon shqiptarët: Gjermania e bindur për hapjen e negociatave

Izet Haxhia luan me nervat e Berishës: Ma sillni këtu, jam dëshmitar i ngjarjeve që i “djegin”

Izet Haxhia luan me nervat e Berishës: Ma sillni këtu, jam dëshmitar i ngjarjeve që i "djegin"

Vrau dhe varrosi prostitutën, shqiptari me jetë të dyfishtë i bëri gropën vetes

Vrau dhe varrosi prostitutën, shqiptari me jetë të dyfishtë i bëri gropën vetes







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com