Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Refugjatët afganë të bllokuar në Kosovë

3 vjet ago
in Bota, Rajoni
Refugjatët afganë të bllokuar në Kosovë

Të evakuuarit nga Afganistani, të cilët sipas të dhënave amerikane janë sistemuar vetëm përkohësisht në Kosovë, ndodhen atje edhe pas një viti. Deutsche Welle rrëfen historinë e një afgani që ndihet si refugjat.

Dy javë pasi talibanët rimorën Kabulin në gusht të 2021, diplomatët dhe ushtarët amerikanë në Kosovë pritën afganët, që u larguan nga vendi i tyre sepse kishin punuar me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate. Ata u pritën me krahë të hapura në strehimoret e ngritura. Shtëpia e tyre do të ishte përkohësisht kampi Liya, i ngritur pranë bazës ushtarake amerikane  Bondsteel në Kosovë, ndërkohë që Uashingtoni do të angazhohej për migrimin e tyre në në Shtetet e Bashkuara ose në një vend të tretë.

“Ne ndihemi të nderuar të ndihmojmë refugjatët afganë, që kanë punuar për NATO-n”, tha kryeministri kosovar Albin Kurti më 29 gusht 2021, kur priti në aeroport të ardhurit e parë. “Ata janë larguar të dëshpëruar nga atdheu dhe shtëpitë e tyre. Por ne do të bëjmë gjithshka për t’u dhënë sigurinë këtu.”

Dhe John Kirby, zëdhënësi i Pentagonit në atë kohë, deklaroi se marrëveshja e nënshkruar me Kosovën, detyron SHBA që “brenda 365 ditëve të zhvendosë në SHBA ose në shtete të tjera” afganët e strehuar atje.

Kampi Liya është ende i hapur 

Plani për të shpërbërë brenda një viti kampin Liya, nuk është zbatuar. Megjithëse disa qindra afganë vazhduan shpejt udhëtimin e mëtejshëm, sepse morën viza amerikane ose oferta të tjera, për të jetuar në një vend tjetër, shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë ende në kampin Liya. Kërkesat e tyre ose janë refuzuar nga autoritetet amerikane ose për ta nuk është marrë asnjë vendim.

“Disa prej tyre kanë rënë në depresion, disa kanë probleme psiqike”, tregon për Deutsche Wellen një afgan i evakuuar, duke u lutur që për shkaqe sigurie të mbetet anonym. “Ata na thanë se do të qëndrojmë këtu vetëm disa muaj, por tani është bërë gati një vit. Mbas tetë muajsh na thanë: “Ti nuk ke të drejtë të shkosh në Amerikë. Ne pyetëm për arsyen, por nuk na thanë asgjë.”

Refugjatëve iu tha në fillim se do të qëndronin këtu si miq, por ky burrë ndihet sikur të jetë në burg. Njerëzit nuk lejohet të largohen nga kampi, nëse nuk heqin dorë nga e drejta për tu kthyer këtu sërish. Ata nuk lejohet të punojnë për të fituar para për familjen, që në shumë raste është lejuar të largohet bashkë me ta. Ai është i shqetësuar se fëmijët vuajnë urie. Dhe pas pak ai shton se për shkak të mungesës së informacioneve ndihet më keq se në burg. “Një i burgosur ka të drejtë të shohë dokumentat e veta dhe të pyesë për rastin e tij, pse ndodhet këtu, sa kohë do të qëndrojë ende,” tregon burri. “Por nëse ne pyesim, nuk marrim asnjë përgjigje kur pyesim pse ndodhemi në këtë kamp dhe sa kohë do të qëndrojmë.”

Kampi i afganëve në Kosovë

Në fillim të kësaj vere shqetësimi në kamp filloi të rritej. Shumë njerëz protestuan me parrulla ku shkruhej “Gratë dhe fëmijët vuajnë” dhe “Ne kërkojmë drejtësi”.

Shumica e atyre të cilëve u është refuzuar kërkesa për vizë, nuk kanë avokatë për të sjellë rastin e tyre me prioritet tek qeveria amerikane. Një nga banorët e kampit është ish shefi i shërbimit sekret afgan, Mohammad Arif Sarwari. Ai ishte ndër afganët e parë që u koordinua me forcat e armatosura amerikane, kur u futën në Afganistan mbas 11 shtatorit.

Në atë kohë Julie Sirrs ka qenë analiste lajmesh në ministrinë amerikane të Mbrojtjes, ajo e njohu Sarwarin kur punoi në Afganistan. Kur vitin e kaluar ajo mësoi se jeta e tij ishte në rrezik për shkak të kthimit të talibanëve, Sirrs vendosi, që ta përfaqësonte në përpjekjen për të migruar në Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë ajo do që t’ i kthejë mbrapsht ndihmën që ai i ka dhënë për dekada të tëra.

“Ai ka mbrojtur jetën time dhe të shumë amerikanëve të tjerë,” thotë Sirrs për DW. “Ai ka qenë kontakti kryesor i ekipit të CIA-s, që u krijua direkt pas 11 shtatorit. Unë nuk besoj se ka ndonjë njeri tjetër në Afganistan, që të ketë ndihmuar Shtetet e Bashkuara më shumë se zoti Sarwari.” Sirrs habitet që klientit të saj i është refuzuar viza amerikane, dhe është e frustruar që merr shumë pak informacione për rastin e tij. “Unë mendoj se ky trajtim është shumë i papërshtatshëm, sidomos në rastin e klientit tim, që ka dhënë ndihmë të madhe duke vënë jetën në rrezik,” thotë ajo. Asnjë nuk e vë në diskutim domosdoshmërinë e shqyrtimit të duhur”. Por në disa raste duket sikur procesi ka shkuar disi keq”.

Pyetur për fatin e tyre, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme amerikane, Ned Price, tha shumë  pak. Ka ende një numër të vogël njerëzish, për të cilët është bërë një shqyrtim shtesë, tha Price më 16 gusht. “Disa prej shqyrtimeve kanë përfunduar. Kemi të bëjmë me shqyrtime rastesh të veçanta, dhe kjo vlen edhe për ata që ndodhen ende atje.”

Nuk respektohet afati prej një viti  

Kërkesa për të dërguar afganët e evakuuar në një vend tjetër, të tretë, është shumë e vështirë nëse autoritetet amerikane kanë vendosur për ta se nuk kanë të drejtë të jetojnë në SHBA. “Gjëja që vendet i druhen më shumë është se mund të ketë ndonjë çështje sigurie”, thotë Sirrs, duke shtuar se nuk besoj që në rastin e Sarwarit të kemi të bëjmë me dyshime të tilla. Ai mund të marrë të drejtën për të dalë nga Camp Liya dhe të shkojë në një vend tjetër, për të pritur ofertën e migrimit, por thotë ajo, nuk ekziston asnjë vend që do që ta marrë. Kthimi në Afganistan do të thoshte për Sarwarin vdekje e sigurt, ashtu si për shumë të tjerë që nodhen në Camp Liya.

Kështu që problemi i mbetet autoriteteve të Kosovës. Një vit, pas premtimit të sigurisë dhe mbrojtjes për të ardhurit, Albin Kurti pranoi gjatë një vizite në Bruksel, se qeveria e tij ka rënë dakord që SHBA ta lerë të kalojnë afatin e shpërbërjes së Camp Liya-s të 29 gushtit. Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes, nëse njerëzit që kanë mbetur në Camp Liya mund të zhvendosen brenda për brenda Kosovës.

Është detyrë humanitare të ndihmosh njerëzit që janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre, tha Kurti. “Nga ana tjetër është detyrimi ynë kundrejt aleatëve, partnerëve dhe miqve, sidomos SHBA-së, që t’i ndihmojmë kur janë në nevojë. Dhe këtë gjë do të vazhdojmë ta bëjmë.” Por vazhdimi i Status quo-së, është e kundërta e asaj që duan banorët e mbetur në kampin Camp Liya. /DW

Tags: afganistanikosoveRefugjatët

TË LIDHURA

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza
Bota

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore
Bota

Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore

21:21 | 10/10/2025
Next Post
Të gjithë ata që “nuk duan negociatat për president”

Edhe pushteti duhet të pastrohet nga korrupsioni me mediat

Ekzekutimi i 57-vjeçarit, akuzoi shtetin dhe krimin se po i shqetësojnë familjen. Kamerat fiksojnë autorin

Ekzekutimi i 57-vjeçarit, akuzoi shtetin dhe krimin se po i shqetësojnë familjen. Kamerat fiksojnë autorin

Kush është shkaktari i kolapsit të euros?

Kush është shkaktari i kolapsit të euros?







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com