Puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të shtyhet deri në nëntor të këtij viti. Shtyrja e afatit të punës së Komisionit ishte paralajmëruar edhe më herët. Deputeti socialist Damian Gjiknuri, tha gjatë fjalës së tij në Parlament, se edhe zgjedhjet e ardhshme të vitit 2027, ndoshta mund të bëhen me kodin zgjedhor aktual.












