Real Madrid prej ditësh është në negociata me Chelsea për portierin belg Thibaut Courtois, i cili është një dëshirë e hershme e madrilenëve. Por duket se edhe këtë herë nuk po gjendet akordi i duhur mes dy klubeve dhe Florentino Perez do të tërhiqet nga negociatat pasi ka shënjestruar një emër tjetër.Sipas “The Sun” Real Madrid është duke menduar që të afrojë portierin e kombëtares së Francës Hugo Lloris. Lojtari i Tottenham është duke e vlerësuar maksimalisht këtë tratativë dhe me shumë mundësi do të mbyllet me sukses. E përditshmja angleze raporton se madrilenët janë të gatshëm të derdhin në arkat e klubit londinez plot 67 milionë paund për të siguruar shërbimet e lojtarit. Kështu Loris do të bëhej portieri më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.