Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Real Story me Sokol Ballën, një analizë semantike

8 vjet ago
in Të Gjitha
Real Story me Sokol Ballën, një analizë semantike

Një puntatë nuk mjafton për të gjykuar mbi cilësinë e një programi televiziv, por ofron “ushqim” të bollshëm, për të kryer një analizë nga pikëpamja e semantikës vizive të tij.

Po flasim për “Real Story” me Sokol Ballën, një program që ndryshoi formë dhe përmbajtje pas largimit të moderatorit nga televizioni kombëtar Top Channel.

Në fakt, emisioni pritej me interes për dy arsye kryesore: Së pari, për shkak të influencës që “Top Story” ndërtoi për afro 12 vite, e cila, pa i hequr meritat moderatorit, vinte dhe si rrjedhoje e fuqisë mediatike të Top Channel; së dyti, pasi Sokol Balla konsiderohej si alternativa më serioze që operonte në treg për të ofruar një alternativë të re ndaj dominimit që ka krijuar “Opinioni” i Fevziut, në fashën orare që ai transmeton. 

Menjëherë pas nisjes së programit, mediat online nxituan të evidentonin programin që ishte kthyer si një pikë referimi për “Real Story”, dhe ky ishte “The Andrew Marr show” i transmetuar në BBC One në Britaninë e Madhe.

Në parantezë, kjo referencë e Ballës, konfirmon një tezë që kam ngritur në librin tim “Talk show: Para dhe pas ekranit” se këto formate aktualisht janë në “etapën e shtatë të evoluimit të talk show-ve nga pikëpamja historike”, karakteristikë e së cilës është influenca e formateve britanike dhe amerikane në emisionet shqiptare.

Kjo fazë, e cila vijon ende sot, i ka fillesat e saj që në vitin 2006, ku peizazhi mediatik shqiptar plotësohet me programe si “ByPass Show” në Vizion Plus që merrte spunto nga “The daily show” me John Steweart apo dhe vetë “Top Story” në Top Channel që ishte një përpjekje për të sjellë programin “Hardtalk” të BBC-së në Shqipëri.

Për t’u rikthyer te analiza, një emision talk show, nga filozofia te realizimi i studios, i ngjan një kostumi i cili qepet sipas trupit të moderatorit, me avantazhet dhe defektet e tij. Dhe, për hir të së vërtetës, ka disa ngjashmëri mes profilit të moderatorit Andrew Marr, të cilit Balla ka vendosur “t’i huazojë” formatin, dhe këtij të fundit.

Marr bëhet i njohur si fillimisht si analist politik në shtypin e shkruar e atë viziv, për kontributi i tij me intervista televizive të politikanëve të njohur e për të vijuar me programin “The Andrew Marr show”, i cili është një emision që transmetohet të mëngjesin e së dielës, në orën 9.

Këtu fillon dhe problemi!

Për t’iu rikthyer sërish krahasimit të një formati talk show me atë të një kostumi, i cili duhet të jetë i kuruar në çdo detaj, duhet evidentuar se ai duhet t’i përshtatet ambientit dhe kohës se ku duhet veshur.

Në rastin konkret kemi një format me prirje analitike por të konceptuar për në mëngjes, që presupozohet që ka një audiencë britanike, e cila sado që kërkon diskursin racional, është e sapo ngritur nga gjumi dhe moderatori e thyen këtë me elementin e divanit, duke e bërë atë sa më familjar për ta marrë bisedën shtruar.

E vendosur në një format për prime-time gjykoj se vendosja e tre analistëve në divan (të palakuar sikurse është origjinali) nuk i krijon atyre mundësi që të debatojnë lirshëm me njëri-tjetrin, “vret” kontaktin sy më sy mes debatuesve duke ftohur atmosferën në studio e cila sjell ritëm më të ulët mes debatuesve dhe kosto në shikueshmëri.

Nëse vendos këtë lloj formati përballë “Opinionit” të Fevziut unë gjykoj se lufta për audiencë e ka fituesin në tavolinë.

Megjithatë, kjo mund të ketë qenë dhe një zgjedhje e qëllimshme, një bast që Sokol Balla si ideator ambicioz ka vendosur me veten, punëdhënësit dhe me shikuesit.

Elementi i dytë që duhet evidentuar, gjithnjë nëse i përmbahemi krahasimit me emisionin britanik është niveli i moderatorit në një pozicion më të lartë se të ftuarit.

Në fakt, ky është një truk mediatik, që mungon në programin e BBC-së, por që unë e kam evidentuar fort në librin tim mbi talk show-n si një avantazh skenik që ndihmon drejtuesin televiziv pasi i lë shikuesit shijen se është ai që ka supermacinë në këtë debat publik. Problemi mund të lindë (nëse i përmbahemi formatit origjinal) në kohën kur politikani do të jetë i ftuar dhe do të ulet në vendin e Zaloshnjës.

Në këtë moment, nëse intervista nuk do të konceptohet ballë për ballë (gazetar-politikan), por të pranishëm do të jenë dhe analistët, këta të fundit do të gjenden në një pozicion të pakëndshëm, pasi do ti drejtohen politikanit nga poshtë-lart. Kjo do të krijojë një ndjenjë inferioriteti që mund të dëmtojë cilësisht emisionin.  

Elementi i tretë është sigla hyrëse dhe emri i programit. E para, duhet përgëzuar filozofia për të personalizuar emisionin në sigël (ndonëse nuk është risi), pavarësisht se, në gjykimin tim, kishte shumë elemente britanik, alla “agjenti 007”, të cilat edhe mund të shqiptarizoheshin.

Sa i takon emrit të talk show-t, sikurse pohoi vetë drejtuesi i Sokol Balla në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, “Real Story” kishte lindur rastësisht si një përgjigje e batutës së kryeministrit në fund të intervistës me të. Kjo tregon se kemi një kryeministër frymëzues, por mbetet t’u parë në vijim se në çfarë ujërash, te pastra apo të qelbura, “real” apo “fake”, do të notojë ky program duke patur parasysh dhe “kazanët mediatik”, që sipas kryeministrit, janë përhapur kudo./Elvin Luku

Gazetar & studiues i programeve talk show

Autor i librit “Talk show: Para dhe pas ekranit”

Tags: Një analizëReal StorysemantikeSokol Ballën

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Lufta ndaj populizmit është një luftë e gabuar

Lufta ndaj populizmit është një luftë e gabuar

Guradiola përgëzon rivalët e qytetit

Guradiola përgëzon rivalët e qytetit

Sejko, bizneseve evropiane: Ekonomia jep garanci, investoni në resurse

Sejko, bizneseve evropiane: Ekonomia jep garanci, investoni në resurse







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave
Politikë

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

by mirseda
13:21 | 27/01/2026
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur sot në Kuvend për buxhetin sektorial për sportet, duke...

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

12:59 | 27/01/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

12:56 | 27/01/2026
Balla dhe Braçe ‘përplasen’ në Kuvend për Aktin Normativ/ Deputeti: Amendamentin tim e rrëzuat

Balla dhe Braçe ‘përplasen’ në Kuvend për Aktin Normativ/ Deputeti: Amendamentin tim e rrëzuat

12:53 | 27/01/2026
“Nuk jam unë vrasësi”Si u kap në Tiranë autori i tre vrasjeve, mbante dokumente si shtetas i Kosovës

“Nuk jam unë vrasësi”Si u kap në Tiranë autori i tre vrasjeve, mbante dokumente si shtetas i Kosovës

12:35 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com