Ndeshja e luajtur mes Realit të Madridit dhe Manchester United ka përfunduar me një barazim 1-1 gjatë 90 minutave të kohës së rregullt të miqësores së vlefshme për turneun ICC, e zhvilluar në SHBA. Pas barazimit në lojë, anglezët kanë fituar 1-2 gjatë goditjes së penalltive ku u shënuan vetëm 3 nga 10 tentativa.
Skuadra e Zhoze Murinjos kaloi në avantazh në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me Lingard, por në minutën e 69 Kasemiro ktheu baraspeshën në rezultat. Të dy trajnerët, si Zidan edhe Murinjo, provuan thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.
Gjatë gjuajtjeve të penalltive, për Mançesterin shënuan Mkhitarjan dhe Blind ndërsa për Realin shënoi vetëm Kezada.
http://www.dailymotion.com/video/x5ul27v