Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Reagimet pas ndeshjeve/ Duro e ka me arbitrat, Cungu kritikon lojtarët

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Reagimet pas ndeshjeve/ Duro e ka me arbitrat, Cungu kritikon lojtarët

Laçi-FLAMURTARI 1-1
Trajneri i Laçit, Gentian Mezani e konsideroi të drejtë rezultatin e sfidës me Flamurtarin, ku iu desh të ndalte ish skuadrën e tij.
“Emocionet ishin të mëdha, por më duhet të mendoj si profesionist për rezultatin më pozitiv të mundshëm. Rezultati 1-1 besoj se është ai i drejti.
Edhe kundër Skënderbeut zhvilluam lojë të mire, ndërsa sot morëm një pikë, tani shpresoj që të përmirësohemi edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme.”

Mjaft i ashpër me gjykimin u shpreh pas barazimit 1-1 me Laçin Shpëtim Duro. Trajneri i Flamurtarit kujtoi se përveçse nuk iu akorduan 2 11-metërsha, skuadra e tij u ndëshkua edhe me një penallti të paqenë.
Nuk ka nevojë për koment, jemi ndëshkuar me 11-metërsha edhe në ndeshjet e para, ndërsa Flamurtarit nuk i jepen penalltitë. Për dy penalltitë e padhëna sot as që e vë në diskutim që ishin. Ka ndikim në rezultat gjyqtari i ndeshjes, ashtu si në ndeshjet e mëparshme. Megjithëse kishim kundër gjyqtarët, ne duhet të fitonim. Unë e përgatis skuadrën që arbitrin e kemi kundër. Duhet t’i kishim shfrytëzuar rastet e krijuara me Bushiç dhe Danilo Alvesh. Më vjen keq që nuk arritëm të fitonim.

Kukësi-Teuta 4-2
Mladen Milinkovic i tërheq vëmendjen skuadrës së Kukësit për ato minuta aspak të mira në fundit e takimit, që rrezikuan madje edhe fitoren me Teutën. Sipas tij, është e papranueshme që futbollistët të lëshojnë terren kur ka shumë minuta për t’u luajtur.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe fitoren, por jam shumë i mërzitur me 15 minutat e fundit. Kur je në avantazh 3-0, duhet të jesh i qetë dhe të mos pësosh gol.
Alyev u fut në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola. Unë jam shumë i kënaqur, sepse vetëm unë e di sa shumë probleme kishim më dëmtimet. Lojtarët, që u jepet mundësia për të luajtur, duhet të japin maksimumin përgjatë gjithë lojës.”

I pakënaqur me atë që skuadra shfaqi në pjesën e parë dhe i vetëdijshëm që për të dalë nga kjo krizë rezultatesh Teutës i duhet shumë punë. Gugash Magani theksoi se humbja me Partizanin është përjetuar shumë keq në kampin durrsak.
“Mendoj që skuadra pati dy tablo. Në pjesën e parë nuk ishte Teuta që unë dua, ndërsa në fraksionin e dytë edhe mund të kishim barazuar.
Është përjetuar shumë keq humbja me Partizanin. Janë dy humbje që peshojnë, na duhet shumë punë për ta motivuar skuadrën.
Sot e merituam humbjen, sepse Kukësi qëndroi thuajse gjatë gjithë kohës në avantazh. Nuk ishim aty ku duhet, sidomos në fillim të ndeshjes.”

Kamza-Vllaznia 1-0
Trajneri i Kamzës Ramadan Ndreu, u gëzohet tri pikëve ndaj një emri të madh të futbollit shqiptar, siç është Vllaznia. Shpirti i garës, sidomos në momentet e fundit, është ajo që e dallon skuadrën debutuese në Superiore.
“E merituam fitoren, pavarësisht mungesave. Në 5 takime në pjesën e parë nuk kemi shënuar e ndoshta lojtarët kanë frikë të përballen me ekipet e Superiores. Reparti i mbrojtjes, duke përjashtuar 10 minutat e para, e bëri shumë mirë detyrën. Jemi me këmbë në tokë. Kam besim te kjo skuadër, kemi marrë lojtarë me shpirt gare. Sidomos në 20 minutat e fundit nuk pajtohen me rezultatin dhe kërkojnë maksimumin.”

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, nuk i kurseu kritikat për skuadrën e tij, që nuk po jep maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.
Nuk është situatë e mirë, pasi vetë rezultatet nuk të lënë shumë për të komentuar. Kemi bërë gabime të shumta, sidomos në shtëpinë tonë. Çdo ekip në fushën e vet bën maksimumin. Duket se e kemi marrë pak lehtë. Nuk vijnë pikët nëse nuk djersin shumë. Patëm 45 minuta të mira, me dy raste për të shënuar, ndërsa në 45 minutat e dyta nuk bëmë asgjë. Nuk mund të rrijë një ekip për një pjesë lojë në gjysmëfushën e tij. Kemi prodhuar lojë, kemi patur mundësi për shënim, por shpërdorojmë shumë.

Cungu e pranoi se organika e Vllaznisë ka mungesa të lojtarëve cilësorë për ta dërguar topin në rrjetë.
Nuk e di kur do të marrin përgjegjësi lojtarët për ta çuar topin në rrjetë. Unë marr përgjegjësitë e mia, por kjo është Vllaznia, me këta lojtarë. Gjithsesi, unë besoj se nuk është ky maksimumi që mund të japë Vllaznia, pres shumë më tepër.

Tags: “ArbitratCungu:Durokritikonlojtarëtndeshjevereagimet

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Ndërtimi në Butrint/ Tërhiqet Mirela Kumbaro, pezullohen punimet

Ndërtimi në Butrint/ Tërhiqet Mirela Kumbaro, pezullohen punimet

Partizani në avantazh, Sukaj si Icardi (Video)

Partizani në avantazh, Sukaj si Icardi (Video)

Universitetet/ Nuk keni fituar asnjë të drejtë studimi, aplikoni sërish për kuotat bosh

Universitetet/ Nuk keni fituar asnjë të drejtë studimi, aplikoni sërish për kuotat bosh







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com