Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ratifikimi i demarkacionit/Kosova nuk e ka njoftuar Malin e Zi

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ratifikimi i demarkacionit/Kosova nuk e ka njoftuar Malin e Zi

Kosova ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht Malin e Zi për përfundimin e procedurave të brendshme sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit.

Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës më 21 mars të këtij viti e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin, në Qeverinë e Malit të Zi thonë së nuk kanë pranuar asnjë njoftim zyrtar nga institucionet e Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Qeveria e Malit të Zi thotë se marrëveshja për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës hyn në fuqi ditën e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim të dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike përmes së cilave palët e informojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të tyre të brendshme ligjore.

“Presim që Republika e Kosovës zyrtarisht ta informojë Malin e Zi për përfundimin e procedurave të saj të brendshme të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje, duke pasur parasysh se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Malit të Zi.

Procedura e njoftimit është e paraparë me marrëveshjen të cilën e votoi Kuvendi i Kosovës.

Neni 12 i marrëveshjes thotë se ajo hyn në fuqi porsa palët të njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të brendshme.

Për faktin se ende nuk është njoftuar Mali i Zi, zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se ky veprim është çështje procedurale.

Zyra e Kryeministrit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ministira e Punëve të Jashtme duhet ta kryej këtë proces.

Drejtori i Organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj rikujton faktin se problemi i krijuar me këtë marrëveshje e kishte bllokuar Kosovën për tri vjet.

Kurse mungesa e komunikimit apo mosnjoftimit të Malit të Zi, sipas Demhasajt, paraqet joseriozitetin e institucioneve të Kosovës.

“Ne si Kosovë i kemi dhënë zor që ta kalojmë marrëveshjen e demarkacionit që menjëherë pastaj të fillojmë me procedurat e rishikimit, siç thuhet, edhe në marrëveshjen që është nënshkruar nga dy presidentët që nënkupton se Kosova menjëherë e njofton Qeverinë e Malit të Zi se është ratifikuar marrëveshja. Pas kësaj duhet të krijohet edhe komisioni i përbashkët i dy qeverive që do të bëjë edhe rishikimin edhe njëherë të vijës kufitare që ta shohim nëse ka pasur gabime apo jo, në mënyrë që kjo vijë kufitare të vendoset përfundimisht”, tha Demhasaj.

Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Komisionet Shtetërore për Kufirin Shtetëror midis Malit të Zi dhe Kosovës, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga presidentët e të dyja vendeve, pritet që të formojnë një trup të përbashkët të punës i cili do të jetë përgjegjës për të kryer shënimin e kufirit shtetëror mes të dyja shteteve.

Kosova dhe Mali i Zi, kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në Vjenë të Austrisë në vitin 2015.Mirëpo deri te ratifikimi i saj në Kuvend, Kosova kaloj nëpër trazira të ndryshme.

Në atë kohë, opozita kundërshtoi demarkacionin përmes protestave dhe gazit lotsjellës në Kuvend.

Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviq nxorën një deklaratë të përbashkët e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale./REL

Tags: demarkacionitratifikimin

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Nervozohet Vuçiç, SHBA shuan shpresat e Serbisë për Kosovën

Paralajmërimi i frikshëm për Vuçiç, ja si duan ta vrasin

Mogherini dhe Hahn mbështesin negociatat për emrin e Maqedonisë

Mogherini dhe Hahn mbështesin negociatat për emrin e Maqedonisë

OSBE, Greminger: Të forcojmë llogaridhënien e politikanëve ndaj qytetarëve

OSBE, Greminger: Të forcojmë llogaridhënien e politikanëve ndaj qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com