Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin kryeministrit Haradinaj për ndarjen e 219 mijë eurove, të cilat do u shkojnë familjeve të të dënuarve për rastin Kumanova.
Kështu, Haradinaj u shpreh se cdo familje që ka një të dënuar do marrë 10 mijë euro.
Ky vendim është kundërshtuar nga qeveria e Maqedonisë, konkretisht nga ministri i Jashtëm i këtij shteti, Nikolla Dimitrov. Ky i fundit, gjatë një takimi që ka pasur me ministren e Integrimeve të Kosovës, Dhurata Hoxha, vlerësoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarje të mjeteve financiare për përkrahje materiale të familjeve të personave të dënuar, shtetas të Kosovës, nuk është në pajtim me vlerat europiane dhe ndërtimit të ardhmërisë europiane të rajonit që bazohet në sundimin e të drejtës, gjë që është interes i përbashkët i të dy shteteve
Hoxha dhe Dimitrov u takuan në kuadër të Konferencës rajonale “Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, e cila këto ditë mbahet në ministrinë e Punëve të jashtme të Maqedonisë.