Sonte do të luhet finalja e madhe e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool në Kiev të Ukrainës. Në rrjetet sociale qarkullon një rastësi e çuditshme në rast se triumfon Liverpool, nga të cilat supozohet se dhe Papa Françesku do të jetë një mbështetës i zjarrtë i madrilenëve sonte. Kjo pasi Liverpooli ka fituar Championsin 5 herë deri tani, në tre prej të cilave ka rastësi të frikshme.
Kështu në vitin 1978, ‘The reds’ kanë fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa në të njëjtin vit është martuar Princi i Kentit, Michael, si dhe është ndarë nga jeta Papa Joao Paulo.Edhe në vitin 2005, ku Liverpooli fitoi atë finale të çmendur kundër Milanit, pati një dasmë mbretërore, pasi u martua Princi i Uellsit, Charles, ndërsa rreth dy muaj para finales, më 2 Prill 2005 kishte humbur jetën Papa gjon Pali II.
Tani jemi në vitin 2018 dhe kemi pasur dasmën mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle. Mbrëmjen e sotme do të përcaktohet edhe fituesi i Ligës së Kampionëve, që nëse do të jetë Liverpooli, do të ‘trembë’ ata që besojnë në koincidenca të tilla.