Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Raporti: Shqipëria me ligje të dobëta dhe administratë të fryrë

1 muaj ago
in Aktualitet, Analizë

Procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka dobësi pasi bëhet, pa analizë të mirëfilltë të efekteve që ato kanë në ekonomi dhe shoqëri vëren një studim i fundit i SIGMA-s (një nismë e përbashkët e BE dhe OECD për Mbështetje për Përmirësimin dhe Menaxhimin e Qeverisjes).

Ekspertët e huaj vënë në dukje se Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, por kjo forcë e madhe këshillimore nuk po përkthehet në ligje me cilësi më të lartë dhe në raportim më të mirë të rezultateve.

Sipas të dhënave të publikuara mbi cilësinë e zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA) midis qeverive të grupit SIGMA-9, Shqipëria paraqitet me performancë të dobët.

Sipas SIGMA-s raportet që shoqërojnë draft-ligjet shqiptare dështojnë në pikat më kritike, pasi ato nuk ofrojnë një analizë të plotë të problemit, nuk shqyrtojnë opsione alternative përveç asaj që propozon qeveria dhe nuk identifikojnë grupet e interesit që preken.

Më shqetësuese mbetet mungesa e llogaritjeve financiare (kosto-përfitim) për ndikimin e ligjeve, një kriter ku Shqipëria, së bashku me pothuajse të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë që ka një progres të pjesshëm, dështon plotësisht. E vetmja pikë ku Shqipëria tregon një shenjë reflektimi është në analizën e monitorimit dhe vlerësimit, por edhe kjo mbetet në nivele minimale.

Kjo dobësi në hartimin e politikave pasqyrohet edhe në fazën e planifikimit dhe raportimit të punës në ministri. Ministritë e linjës nuk arrijnë të ndërtojnë plane pune me objektiva të matshme, duke e bërë llogaridhënien për paratë publike një mision të pamundur.

Gjetjet e SIGMA-s sugjerojnë se sfida e Shqipërisë është paaftësia për të orientuar burimet e mëdha njerëzore në kabinete drejt analizave serioze rregullatore dhe monitorimit të rezultateve.

Tabela e mëposhtme që shoqëron studimin tregon një situatë alarmante për transparencën dhe efektivitetin e politikave publike. Në 8 shtyllat kryesore të vlerësimit, Shqipëria ka marrë notë kaluese të pjesshme vetëm në njërin prej tyre “monitorimin dhe vlerësimin pas zbatimit të politikave”.
Mali i Zi udhëheq procesin, duke përmbushur pothuajse shumicën e kritereve të kërkuara nga standardet ndërkombëtare. Edhe Serbia tregon një performancë të qëndrueshme, veçanërisht në analizën e kostove dhe monitorimin e zbatimit./ Marrë nga Monitor.al

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Next Post

Inteligjenca amerikane zbulon se Irani mund të ketë armë bërthamore brenda një viti

Albana Koçiu në konferencën për klimën: Pyetja nuk është a jemi të bashkuar

Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës dhe Peqinit, sekuestrohen telefona celularë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com