Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Raporti për krimin shqiptar, “De Telegraaf”: Ambasadorja Sakiqi po na gënjen hapur

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Raporti për krimin shqiptar, “De Telegraaf”: Ambasadorja Sakiqi po na gënjen hapur

Gazeta holandeze “De Telegraaf” i ka kushtuar një artikull të veçantë ambasadores shqiptare në Holandë, Adia Sakiqi, duke shkruar se kjo e fundit po tenton të fshehë ekzistencën e grupeve kriminale shqiptare në këtë vend.

Sipas gazetës, Sakiqi, nuk i referohet aspak raportit dhe e cilëson atë si thashethem ndërkohë që dokumenti prej 40 faqesh ka rrjedhur si informacion prej autoriteteve të larta policore dhe prokurorisë holandeze.

Raporti i policisë dhe prokurorisë holandeze mbi rritjen e krimit shqiptar në Holandë

Shkrimi i plotë:

Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një mënyrë mjaft kreative për të fshehur ekzistencën e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

Gjatë edicionit informativ të një televizioni kombëtar, ajo mohoi ekzistencën e raportit që evidenton rritjen e kriminalitetit të grupeve shqiptare, referuar Policisë dhe Prokurorisë së Amsterdamit dhe Roterdamit.

Duke parë raportin, policia dhe prokuroria holandeze kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen deri diku të krimit shqiptar në Holandë.

Në edicionin informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka pasur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon në polici.”

Por, në të vërtetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’.

Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze.

Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos ta merrte aq seriozisht lajmin për raportin.

Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.

Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.

Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor.

Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të behët pjesë e Bashkimit Evropian; dhe tani është kandidat-anëtare. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli.

Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që nuk do të rikthehen vizat. “Kam një lajm te mirë: Holanda nuk mund ta bej vetëm, këtë mund ta bëjë vetëm Bashkimi Evropian.”

Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas rregullave të reja të Bashkimit Evropian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.

“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer. Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi. Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë tek Komisioni Evropian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët.

Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qenieve njerëzore.

Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashethemet.”

Tags: amabasadorja shqiptareder telegraafgazetagrupet krimina;eHolandaraporti

TË LIDHURA

Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes
Bota

Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes

15:25 | 13/08/2025
Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga zjarret në Europë
Aktualitet

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria, ndër vendet më të rrezikuara nga zjarret në Europë

15:11 | 13/08/2025
Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë
Aktualitet

Banorët e asfiksuar nga zjarri përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë

15:09 | 13/08/2025
Next Post
Parimet që forcojnë një lidhje dashurie

Parimet që forcojnë një lidhje dashurie

Qytetarët: Të kënaqur me sjelljen e patrullave të Policive Rrugore Shqipëri-Kosovë

Qytetarët: Të kënaqur me sjelljen e patrullave të Policive Rrugore Shqipëri-Kosovë

Festivali “Hardh Fest” promovon shtetin e Kosovës

Festivali “Hardh Fest” promovon shtetin e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar
Bota

Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

by mirseda
16:19 | 13/08/2025
0

Rusia deklaroi të mërkurën se pozicioni i saj për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk ka...

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

16:05 | 13/08/2025
Inter, pritja për Lukman mund të dështojë tratativën?

Inter, pritja për Lukman mund të dështojë tratativën?

15:58 | 13/08/2025
Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes

Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes

15:25 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com