Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Raonic: Kalendari i ngjeshur i ATP na sjell dëmtime

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Raonic: Kalendari i ngjeshur i ATP na sjell dëmtime

Milos Raonic bën thirrje për një rishikim të kalendarit nga ana e drejtuesve të tenisit botëror. 26-vjeçari kanadez qëndroi larg fushave të lojës për plot shtatë javë, pasi u operua në kyçin e dorës së majtë, duke e çuar në pesë numrin e turneve ku nuk ka marrë pjesë këtë sezon, ndërkaq vlen të theksohet fakti që gjatë vitit 2017 tenisti me origjinë malazeze është tërhequr gjithashtu edhe nga dy turne të tjerë. Raonic që e filloi vitin si numri 3 i botës tashmë ka rrëshqitur në pozicionin e 12, në klasifikimin e përgjithshëm ATP dhe tenisti kanadez pranon se ka pësuar më shumë se 12 dëmtime gjatë këtij sezoni.

Nga Tokyo, ku është duke marrë pjesë në turneun e hapur të Japonisë, Raonic shpjegon se dëmtime të tilla kanë bërë që të mos përqendrohet dot te loja e tij. Shtatlarti nga Podgorica shkon akoma më tej duke shtuar që diçka e tillë ka bërë që të mos mendojë shumë për të përmirësuar lojën në aspektin taktik, por thjesht të pyesë veten nëse është në gjendje për të zbritur në fushën e lojës ditën e ndeshjes, apo jo. Në turin e parë në kryeqytetin japonez Raonic mundi bindshëm 6-3, 6-4 tenistin serb Viktor Troicki, sidoqoftë 26-vjeçari rrëfen se një sezon i ngjeshur, i shtrirë në harkun e 11 muajve është shndërruar në problem si për meshkujt ashtu edhe për tenisin e femrave.

Rezultate imazhesh për Milos Raonic

Numri 12 i botës thekson madje faktin që edhe vetë dyshja Federer – Nadal përpara se të gllabëronte gjithë titujt e rëndësishëm të këtij viti u shkëput për shumë muaj nga aktiviteti, pikërisht për shkak të problemeve me dëmtimet. Raonic pranon që tenisi është një sport tepër i lakmuar që të jep mundësinë për të vizituar vende të shumta anembanë rruzullit, por ai mendon që kalendari, shtrirja e sezonit, shpërndarja gjeografike dhe rëndësia e turneve për lojtarët më të mirë meriton të rishikohet. Tenisti kanadez pranon vështirësitë e këtij sporti, ku përfshihen ndeshjet e shumta, koha e pakët për të rikuperuar energjitë në aspektin fizik, udhëtimet e shpeshta apo dhe distancat e gjata, nga njëri turne në tjetrin, megjithatë Raonic qartëson se pavarësisht problemeve është i vetmi sportist nga tenistët kryesorë të vitit të kaluar që vazhdon të luajë në këtë sezon.

Në fakt Murray, Djokovic, Wawrinka dhe Nishikori e kanë mbyllur prej kohësh vitin tenistik dhe Raonic beson se duke lënë mënjanë golfin asnjë sport nuk është kaq i pamëshirshëm në aspektin e pushimeve sa ç’është tenisi. Tenisti kanadez këtë vit paraqitet në Tokyo si numri tre i aktivitetit, turne ku në fakt Raonic numëron plot tre finale të humbura, gjithsesi tenisti me origjinë malazeze është tërhequr në 3 nga 14 turnetë ku ka marrë pjesë gjatë vitit 2017, vit ku arritja më e madhe e tij konsiderohet finalja në Forida, në Delray Beach, ku amerikani Jack Sock fitoi trofeun pa shkëmbyer qoftë edhe një top të vetëm.

Tags: ATPdëmtimekalendaringjeshurRaonicsjell

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rusia armatos me tanke e avionë Serbinë

Rusia armatos me tanke e avionë Serbinë

Gjici ultimatum: Nuk ka më justifikime, dua 3 fitore rresht

Gjici ultimatum: Nuk ka më justifikime, dua 3 fitore rresht

Zjarr pranë banesave në Tale të Lezhës

Zjarr pranë banesave në Tale të Lezhës







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

by mirseda
12:48 | 13/02/2026
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Mësohet se Kalaja do të japë shpjegime...

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com