Claudio Ranieri nuk është kursyer aspak ndaj kampionatit italian, të cilin e ka cilësuar si të kontrolluar nga lart. Trajnerit italian i është kërkuar që të bëjë një krahasim mes Serie A dhe Premier League, duke e ngacmuar më shumë për faktin që kishte qarë në momentin që u shpall kampion me Leicester. Ndërsa Ranieri u shpreh se atje arrihet çdo gjë nëse ke futbollistët e duhur,m ndërsa në Itali mjafton të kesh gjithçka nën kontroll dhe nuk është nevoja të kesh futbollistë të mirë për të fituar edhe 50 kampionate radhazi.“A qava kur fitova kampionatin në Angli? Po, qava. Dhe nuk më vjen turp. Sepse këtu në Angli, për të fituar një kampionat nuk duhen fuqi përtej futbollit, por futbollistët e duhur. Në Itali nuk duhen futbollistët e duhur, por fuqitë e duhura për te kontrolluar gjithçka. E nëse i ke këto fuqi, do të fitosh 50 kampionate radhazi, por në fund nuk qan. Sepse e di se si i ke fituar. Kush i fiton ashtu, nuk ka ndenja në fund. Unë në Angli gjeta ndjenjat. Për këtë qaj.” – u shpreh Claudio Ranieri.