Këto janë orë vendimtare, dhe Rama po bën çështë e mundur që të gjejë konsensusin me studentët.
Këta të fundit i kanë vënë bllokadën çdo përçapje të kryeministrit Rama, i cili duket se nuk ka nga t’ia mbajë.
Teksa flet e riflet për dialog, ai paralajmëron studentët protestus që të mos bëhen pengesë e vetvetes.
“Mos jini pengesa e vetvetes, dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin!”, shkruan Rama.