Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Rama u kap në flagrancë duke vjedhur votat”, Basha: Pushteti do rimerret me çdo kusht!

6 vjet ago
in Të Gjitha
“Rama u kap në flagrancë duke vjedhur votat”, Basha: Pushteti do rimerret me çdo kusht!

Kreu i PD, Lulzim Basha, nën thirrjet “Rama ik”, në protestën e 7 kombëtare të opozitës tha se banda kriminale s’mund të jetë qeveria jonë. Me tone të larta, kryedemokrati u shpreh se kryeministri Rama sot duhet të ishte para drejtësisë, pasi ka vjedhur votat e shqiptarëve.

Duke shprehur mirënjohje për qëndresën e qytetarëve, e duke numëruar arsyet pse po protestohet, Basha u ndal edhe tek arsimi i lartë. Sipas tij, arsimi është në krizë totale, ndaj të rinjtë kanë mbushur sheshin plot. Sipas tij, tarifat e larta janë falë Ramës, e ndërsa detyroi studentët të braktisin universitetin.

“Kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura, njeriu që u kap duke vjedhur votën e shqiptarëve me banditët më famëkeq të Shqipërisë dhe Europës, sot duhet të jepte llogari për hajdutërinë e gjithë hajdutërive, vjedhjen e pushtetit. Rama ik”.

Basha foli edhe për atë që e cilëson si mashtrimin me vendet e punës. Ai foli në emër të çdo qytetari të papunë.

“Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar, të tradhëtuar nga një bandë kriminale që kurrsesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë.

Le ta dëgjojë nga bunkeri ku është fshehur, zërin tuaj. Bëjeni ta dëgjojë e gjithë bota. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura.

Edi Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë, duhej të jepte llogari për vjedhjet. Ky komb është bashkuar në histori rreth kauzave të mëdha, dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur mposhtjen e së keqes. Kështu e hodhëm diktarurën.

Kurrë më parë kërcënimi për të ardhmen tonë nuk ka qenë mbledhur në një grusht kaq të vogël banditësh me në krye Edi Ramën. Prandaj kjo kauzë do zgjidhet siç i ka zgjidhur Shqipëria e shqiptarëve të bashkuar, me vlera, me bashkim, me kurajo. Ora e tiranisë po numëron mbrapsht.

Askush nuk e ndal dot fuqinë e një kombi të bashkuar për liri, për demokraci. Rama ik! Sot Edi Rama ka një propozim për ju, ju vodhi votat në 2017 me kriminelët dhe asnjëri nuk mbajti përgjegjësi, vodhi 40 milionë Euro tek Unaza e Re, banorët në burg, theu këmbët e nënave që mbronin shtëpitë e tyre, asnjë politikan i korruptuar para drejtësisë, dhe tani kur ne i themi nuk e pranojmë më hajdutërinë, përgjigjja e tij është ‘do ju vjedh 10 herë më shumë’.

300 milionë tek Milot-Balldre, kjo është përgjigjja e hajdutit. Ne do ta mundim krimin, ne do ta shporrim qeverinë e krimit. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugën tonë të Europës do ta hapim. Vëllezër dhe motra, mos lëndoni oficerët e policisë, mos prekni asnjë oficer policie, sepse hiq 2-3 servilë të inkriminuar, mendjet e tyre mendojnë, ata nuk flasin, por shpirti i tyre këndon ‘Rama ik’.

Koha për lojërat e Edi Rama po merr fund. Kufoma politike që i dridhej dora tek lexonte plagjiaturën në Lezhë, tregon qartë se pushteti ka vdekur moralisht. Por ai duhet të marrë fund edhe politikisht. E mori pushtetin me kriminelët, tani kriminelët po i bën apo do t’i bëjë kryetarë bashkie. Ndërsa ora numërohet mbrapsht, ke vetëm një rrugë Edi Rama, “Rama ik”! Ik, qeveri tranzitore, zgjedhje parlamentare, një parlament të popullit është rruga e vetme europiane e zgjidhjes së kësaj krize. Dhe ne jemi këtu për zgjidhje europiane e nuk do të pranojmë asgjë më pak”.

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Zbardhet e vërteta pse Kryemadhi mungoi në protestë (Nuk është për shkak të agjendës)

Zbardhet e vërteta pse Kryemadhi mungoi në protestë (Nuk është për shkak të agjendës)

Protestuesi “Spiderman” ngjitet në dritaren e Kuvendit

Protestuesi “Spiderman” ngjitet në dritaren e Kuvendit

Tensionohet situata, protestuesit çajnë me forcë gardhin metalik

Tensionohet situata, protestuesit çajnë me forcë gardhin metalik







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

by mirseda
11:38 | 24/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e...

Nuk janë paguar prej disa muajsh, punëtorët transportit publik protestojnë në Prishtinë,

Nuk janë paguar prej disa muajsh, punëtorët transportit publik protestojnë në Prishtinë,

11:24 | 24/11/2025
Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

Greqi – Shqipëri, rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

11:15 | 24/11/2025
Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

Dy rrëfime, një vendim: Si do të mbahet mend UÇK-ja?

10:22 | 24/11/2025
Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

Vranë biznesmenin Eduart Reçi/ Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit Duka, ja si u planifikua

10:14 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com