Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut, u prit në një takim nga homologu koreano-jugor, Kim Min-seok. Dy liderët diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kim shprehu dëshirën për të zgjeruar shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, duke vënë në dukje se Shqipëria ka emëruar ministrin e parë të inteligjencës artificiale (AI) në botë, “Diella”. Ai theksoi se edhe Koreja e Jugut i kushton rëndësi të veçantë teknologjive të avancuara dhe zhvillimit të AI-së.
Nga ana e tij, Rama u shpreh se Koreja e Jugut është një burim frymëzimi për Shqipërinë në aspektin e zhvillimit kombëtar. Ai nënvizoi se të dy vendet kanë ngjashmëri të mëdha, pasi kanë kapërcyer vështirësi dhe kanë arritur zhvillim ekonomik e demokratik, pavarësisht distancës gjeografike.
Rama shtoi se Shqipëria është e interesuar të forcojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale.
Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës së Ramës në Seul, ku ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare.
Sipas zyrës së kryeministrit koreano-jugor, dy liderët diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si tregtia, investimet dhe inteligjenca artificiale.
Korean Times raporton vlerësoi interesin e Shqipërisë për teknologjitë e avancuara dhe theksoi se të dy vendet i kushtojnë rëndësi zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Ai përmendi gjithashtu faktin se Shqipëria ka emëruar atë që konsiderohet si “ministri i parë në botë për inteligjencën artificiale”. Fjala është për Diellën, ministren virtuale për Prokurimet Publike.
Nga ana e tij, Rama theksoi se Koreja është një burim frymëzimi për Shqipërinë sa i përket zhvillimit kombëtar dhe se të dy vendet kanë shumë ngjashmëri, pasi kanë kapërcyer vështirësi dhe kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokraci, edhe pse janë larg gjeografikisht.
Ai gjithashtu tha se Shqipëria është e interesuar të forcojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale.
Në Korenë e Jugut ku do të qëndrojë deri me datë 21, Rama shoqërërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe delegacioni. Vizita synon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe zgjerimin e partneritetit, në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin, teknologjinë dhe inovacionin.
Ai merr pjesë në Konferencën prestigjioze të Lidershipit Aziatik, ndërsa është i ftuar i veçantë në panelin me temë “Bisedë me një udhëheqës: Një epokë e transformimit të madh: strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku do të trajtojë sfidat e reja globale nga perspektiva e Ballkanit Perëndimor, strategjitë e vendeve të vogla përballë ndryshimeve gjeopolitike, si edhe rolin e inteligjencës artificiale dhe inovacionit digjital në qeverisje.
Agjenda e vizitës përfshin edhe një sërë takimesh me drejtues të kompanive më të mëdha koreane, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Shqipëri.
Në kuadër të vizitës, kryeministri do të marrë pjesë gjithashtu në një dialog ekskluziv me liderët e rajonit Azi-Paqësor (APAC).















