Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rama: Qendra pritjeje për emigrantët e paligjshëm, kurrë në Shqipëri

4 muaj ago
in Politikë
Rama: Qendra pritjeje për emigrantët e paligjshëm, kurrë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit të Berlinit, edicioni i të cilit për këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, me praninë e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Kryeministri ishte sot pjesë e Panelit të Chatham House, me temë: “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me ndërtimin e qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri.

Rama u përgjigj “kur vjen fjala për këto qendrat e ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur: kurrë në Shqipëri”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, që sipas Ramës ka funksionuar në mënyrë fantastike.

“Ka qenë një luftë që e kam bërë për një kohë të gjatë me një sërë kryeministrash britanikë, po kanë ndryshuar kaq shumë kryeministra brenda një kohe kaq të shkurtër saqë ishte e pamundur që t’i mbaje mend.

Më së fundmi nisëm me Rishi Sunak dhe vazhduam me kryeministrin Keir Starmer dhe me qeverinë laburistë diçka që është thelbësisht ndryshe krahasuar me atë ç’ka ka ndodhur për shumë vjet që është lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit në terren së bashku për të shmangur të gjithë kanalet burokratike të shkëmbimit të informacionit, të pritjes dhe pastaj që kjo të na çojë që të fajësojmë njëri-tjetrin dhe ka funksionuar në mënyrë fantastike dhe jo vetëm ka funksionuar në mënyrë fantastike, po ka funksionuar në të tillë mënyrë që besoj se është e qëndrueshme, pra nuk është një operacion.

Është një përballje sistemore përmes sistemit me këtë sëmundje të rrjeteve që trafikojnë njerëz. Nuk ka të bëjë me njerëzit që vijnë lirisht këtu, por për njerëzit që trafikohen dhe ky është një dallim themelor. ”, tha Rama.

Rama u pyet edhe në lidhje me debatin në distancë me deputetin britanik Nigel Farage, në lidhje me emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar. Më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë.

Kërkoi një datë që përkonte me ditën tonë të pavarësisë dhe i thashë, më mirë të gjejmë ndonjë datë tjetër, sepse në qoftë së vjen do duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe do dukesh shumë i vogël.

Kështu që do të vijë, mendoj që nuk na takon ne të vendosim se kush do të zgjidhet ose jo në Britani, por e kemi parë më shumë se një herë se puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia në opozitë.

“Kështu që, nuk shoh asnjë problem kur vjen fjala për të bashkëpunuar me këdo, në fund besoj që, Farage nuk është problemi.

Farage është një pasqyrë e problemeve i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetër kund, kjo është përgjigjja ime.

Kur vjen fjala për këto qendrat dhe të ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur, kurrë në Shqipëri”, tha Rama.

TË LIDHURA

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Next Post
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

Rama: “Europa në moment kritik, liderët të dëgjojnë mendjet e ndritura.”

Rama: “Europa në moment kritik, liderët të dëgjojnë mendjet e ndritura.”

“Trump ka gjithmonë të drejtë”, Rama batuta në Londër: Jam më i gjati ndër liderët

“Trump ka gjithmonë të drejtë”, Rama batuta në Londër: Jam më i gjati ndër liderët







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com