13 korrik 2026- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video që paraqet pamje nga Kolonja, duke vlerësuar transformimin e zonës dhe zhvillimin e saj si një destinacion turistik.
Rama ka uruar ndjekësit për një javë të mbarë, ndërsa ka shoqëruar videon me një mesazh për promovimin e bukurive dhe potencialit turistik të Kolonjës.
“Mirëmëngjes dhe me Kolonjën e Rilindur, tanimë destinacion turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Përmes një video, Rama vë në pah investimet dhe ndryshimet e realizuara në zonë, duke e paraqitur Kolonjën si një prej destinacioneve që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Shqipëria po vijon të regjistrojë një rritje të numrit të vizitorëve, duke konsoliduar pozicionin e saj si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar turistik në rajon dhe më gjerë.
Fluksi në rritje i turistëve është shtrirë jo vetëm në zonat bregdetare, por edhe në destinacionet malore, zonat historike dhe fshatrat turistike, ku interesi për natyrën dhe traditat shqiptare po rritet.
Sektori i turizmit ka njohur një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit, i ndikuar nga promovimi i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, përmirësimi i infrastrukturës dhe zgjerimi i ofertës turistike.
Rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve pritet të sjellë ndikim të mëtejshëm në ekonominë vendase, duke nxitur aktivitetin e bizneseve që operojnë në fushën e akomodimit, gastronomisë dhe shërbimeve turistike.












