”E martë e shenjtë e Shën Ndout”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Çdo të martë pelegrinët i drejtohen këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati. Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë atë.
















