Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Rama po shkurton perspektivën e vendit”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Rama po shkurton perspektivën e vendit”

Analisti Elvis Hoxha, teksa analizon zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë thekson se konstaton që po varfërohemi çdo ditë e më shumë si popull. Përmes një postimi në facebook, Hoxha ndalet edhe tek ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, të cilat i konsideron si hap drejt kapitullimit të perspektivës së Shqipërisë.

“Në këtë realitet rajonal, evropian dhe botëror, kryeministri shqiptar zgjedh për ministër të jashtëm të Republikës së Shqipërisë një 28 vjeçar, një të padijshëm dhe ushtar të Baton Haxhiut. Është një lloj kapitullimi i Republikës në çështjen shqiptare në rajon, një lloj kapitullimi në mendim dhe përfaqësim, që Rama e deklaron përmes një gjesti të trefishtë në ministrinë e brendshme, në ministrinë e mbrojtjes dhe në ministrinë e jashtme. Kjo është gjendja jonë e kapitulluar institucionalisht në fillesë të vitit 2019. Me qeveri Spiropalësh dhe rekrutësh vogëlush, kryeministri i gjatë i vendit shkurton perspektivat shqiptare. Ky është tmerr prej mungesës së përfaqësimit, pra ekzistencës”, përfundon ai.

Analiza e plotë:

Unë i përkas një populli e një shoqërie që nuk di të bëjë politikë, që zgjedh më të korruptuarit në qeverisje, që i mban e i mirëmban gjatë të korruptuarit në pushtet. Por kjo nuk më bën të ndjej tmerr. Ndjej dhimbje që ne nuk bëjmë gjëra të mëdha si popull, që ne varfërohemi ditë për ditë e që nëpërkëmbemi pothuaj me dëshirën tonë. Ndaj dhe nuk largohem nga ky vend. Ndjej dhimbje, por dhimbja nuk mjafton që të më shtyjë për larg.

Por, nëse do të isha sot serb, do të isha larguar i tmerruar prej atdheut. Do ta dija mirë se i përkas popullit ushtria e të cilit sulej mbi civilët e paarmatosur, e ndjekur nga pas prej paramilitarëve që kishin për mision, si dikur mercenarët, të bënin plaçkë, të digjnin, të vrisnin, të varrosnin, të dhunonin dhe të përdhunonin. Ndërsa ushtria e shtetit tim mbyllte dhe spastronte etnikisht një popull tjetër, unë si serb, nëse nuk do të isha ushtar apo paramilitar, do të bërtisja kundër bombave të NATO-s.

Por… më vonë, kur të kishte rënë qetësia, kur të shihja varret masive, kampet, kur të mësoja për spastrim etnik, për dhunim, përdhunim, djegie fshatrash të tërë, nuk e di se si mund të rrija i qetë në Beograd. Kur mendoj, se po të isha serb, mund të isha i detyruar të ndiqja të njëjtin cikël jete e të merrja të njëjtin ajër e në të njëjtët vende me përdhunuesin e një adoleshenteje, më vrasësin e një fëmije, me snajperin që gjuante mbi civilët e Sarajevës… kjo nuk do të ishte dhimbje. Do të lija pa një pa dy atdheun, por kësaj here jo nga dhimbja për vendin tim. Do të arratisesha prej tmerrit dhe turpit prej llojit të bashkatdhetarëve të mi. Nuk besoj të kem dëgjuar se ndonjë serb është larguar nga vendi i tij i tmerruar për këto arsye.

Përkundrazi, keni parë se sa qetë ndihet Mogherini sa herë që e takon Vuçiçin. Institucionet e Evropës heshtën kur fantazma e Milosheviçit u kthye në ligjërimin serb. Sepse ndoshta Mogherinit dhe llojit të Evropës së saj i pëlqen ky lloj mashkulli çnjerëzor që rrinte në atë kohë pranë Sheshelit apo Milosheviçit. Njësoj, kryeministrit të Shqipërisë i pëlqen edhe Thaçi që përkulet para varrezave të paramilitarëve serbë, edhe Vuçiçi.

Shënjuesit e Evropës drejtojnë pra për te Milosheviçi e Shesheli, për te katastrofa njerëzore dhe shtetërore. Ndoshta, për ne shqiptarët, nëse mendojmë me qenë shteformues, ka ardhur koha të mendojmë se nuk kemi ku shkojmë më, se në të gjitha anët tmerri dhe turpi prej llojit njerëzor është më i mundshëm se kurrë, madje në zemër të institucioneve të Evropës. Simptomë e harresës së krimit dhe e instalimit të skizofrenisë mes moshës ekzekutive dhe asaj historike: mosha e re e kryeministrit për një Austri më mendësi të lashtë perandorake. Ky është tmerri prej skizofrenisë që ka kapur Evropën.

Ndërkohë, një tjetër horizont i mbyllur është ai që na rikthen te përmbyllja e superfuqive. Presidenti i fuqisë më të madhe perëndimore është biznesmen, ndërsa presidenti i fuqisë lindore është ish-KGB. Në këtë ngushtim të botës mendimi politik gjendet i mbytur dhe i poshtëruar. Ky është tmerr prej cinizmit të kushtit neoliberal njerëzor.

Në këtë realitet rajonal, evropian dhe botëror, kryeministri shqiptar zgjedh për ministër të jashtëm të Republikës së Shqipërisë një 28 vjeçar, një të padijshëm dhe ushtar të Baton Haxhiut. Është një lloj kapitullimi i Republikës në çështjen shqiptare në rajon, një lloj kapitullimi në mendim dhe përfaqësim, që Rama e deklaron përmes një gjesti të trefishtë në ministrinë e brendshme, në ministrinë e mbrojtjes dhe në ministrinë e jashtme. Kjo është gjendja jonë e kapitulluar institucionalisht në fillesë të vitit 2019. Me qeveri Spiropalësh dhe rekrutësh vogëlush, kryeministri i gjatë i vendit shkurton perspektivat shqiptare. Ky është tmerr prej mungesës së përfaqësimit, pra ekzistencës.

Ndoshta ka ardhur koha ta rregullojmë shtëpinë tonë.

TË LIDHURA

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë
Politikë

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

19:36 | 20/01/2026
“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar
Politikë

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

18:44 | 20/01/2026
Next Post
Qeveria e vjetër dhe e re, Rama 9 orë mbledhje në Elbasan

Qeveria e vjetër dhe e re, Rama 9 orë mbledhje në Elbasan

Kreu i FRESSH mesazh Berishës: Keqardhje për ato që të marrin seriozisht

Kreu i FRESSH mesazh Berishës: Keqardhje për ato që të marrin seriozisht

Zbuloni disa mënyra si të mposhtni trishtimin pas festave

Zbuloni disa mënyra si të mposhtni trishtimin pas festave







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com