Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: PD, zëdhënëse e gjyqtarëve të korruptuar. Nuk e negociojmë mandatin

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama: PD, zëdhënëse e gjyqtarëve të korruptuar. Nuk e negociojmë mandatin

Kryeministri Edi Rama ka folur sot, në Parlament, për krizën politike, ndërsa i ka bërë thirrje sërish opozitës për dialog.

Rama e nisi fjalën e tij duke lavdëruar Policinë e Shtetit, të cilën e quajti institucionin më të besuar, ndërsa vijoi duke shprehur gatishmërinë e tij për dialog.

Veç kësaj, Rama ia bëri të qartë opozitës se nuk ka ndërmend të japë dorëhqejen, teksa tha se nuk ka ndërmend të negociojë për mandatin që i ka dhënë populli.

Gjithashtu, Rama komentoi letrën dërguar KQZ-së, të cilën tha se është përfolur shumë, por kërkesa ndaj KQZ-së është thjesht një vullnet i mirë për t’i dhënë mundësi opozitës që të hyjë në zgjedhje.

Ndër të tjera, Rama tha:

“Policia e Shtetit është institucioni më i besueshëm. Policia e shtetit ka bërë një punë shumë të mirë, por ka akoma për të bërë. Pikërisht se ka ende shumë për të bërë, të gjithë po e shohin se Policia e Shtetit është në një fazë të re për t’i dhënë një përgjigje dërrmuese dhe përfundimtare, sfidës kundër kultivimit të kanabisit, në një fazë për t’i dhënë përgjigje kujtdo që abuzon me uniformën e shtetit, për t’i dhënë një përgjigje publikut lidhur me cilësinë e shërbimit.

Nëse i referohemi shifrave, ato janë elokuente dhe nuk ka nevojë për debat. Në këto 3 vjet e gjysëm kemi nivelin më të ulët të vrasjeve dhe jemi në një ulje të vazhdueshme të kriminalitetit.

Kjo ditë është një ditë shumë e rëndësishme për të vazhduar përpjekjet për dialog. Ne nuk negociojmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që i cenon të drejtën qytetarëve dhe popullit për të zgjedhur, ashtu sikundër ne nuk negociojmë mandatin që na e ka dhënë populli, i cili skadon në ditën e krijimit të qeverisë së re.

Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë janë, në thelb, përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit, dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie.

I siguroj qyetarët se asgje nuk do të ndodhë, përvec asaj që percakton Kushtetuta si detyrim.

Nga ana tjetër, ne jemi angazhuar për të bërë një reformë lidhur me të gjitha rekomandimet e bëra nga arbitri ndërkombëtar i OSBE-ODIHR dhe kemi qenë dhe mbetemi dhe sot të hapur për çdo ndryshim tjetër në ligjin e zgjedhjeve apo në ligje tjera që mund të hapë rrugën për të hyrë të gjithë së bashku në zgjedhje.

Kjo do të thotë që kemi pasur të gjithë durimin dhe të gjithë zemergjerësinë për t’i lënë PD-së mundësin që të shfaqet, të ulet në tavolinë, të propozojë ç’ka për të propozuar, për të votuar kodin zgjedhor.

Ne duam t’i qëndrojmë deri në fund këtij parimi që ligjin e zgjedhjeve ta ndryshojmë së bashku dhe ta votojmë së bashku. Është detyrë e shumicës t’i garantojë pakicës që të jetë e barabartë në procesin zgjedhor. Kam dëgjuar shumë idiotësira për letrën që i kemi dërguar si koalicion, KQZ-së, letër që nuk synon të detyrojë KQZ-në të marrë një vendim me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore, por që synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë që t’i japë mundësi opozitës të hyjë në zgjedhje.

Nuk kishim asnjë motiv të regjistrojmë koalicionin duke i mbyllur rrugën PD-së. Ne jemi këtu për të konfirmuar atë që e kemi shprehur vazhdimisht. Nuk jemi një parti, jemi një koalicion. Ky nuk është një akt strategjik për të garantuar karrigen, por është për të garantuar reformën.

Nuk e kemi futur ne partinë demokratike në këtë qorrsokak. Nuk është e mundur që një shqiptar i arsyeshëm, nëse na ka votuar ose jo, të mund të pranojë që përfaqësuesit e tij nuk i përgjigjen një nevoje më shumë se çerekshekullore.

Nëse atyre do u jepej një zgjidhje midis vettingut dhe shpërbërjes së Evropës, do zgjidhnin këtë të fundit.

Nëse do zgjidhnin midis reformës në drejtësi dhe murit me BE-në, ata do zgjidhnin murin.

PD-ja është vetëm një zëdhënëse e gjyqtarëve të korruptuar. Vendimmarrja jonë është e përbashkët dhe në këtë vendimmarrje, nëse do gjejmë një rrugë arsyeje që të votohet drejt Vettingut, atëherë gjithçka është e hapur. Shumë kush flet dhe s’lë gjë pa thënë, që gjithë palët janë njësoj dhe fajin më të madh e paskemi ne, që nuk duam të hyjmë ne zgjedhje pa opozitën.”

TË LIDHURA

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë
Politikë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”
Politikë

Salianji: “Shqipëria po plaçkitet, PD duhet të udhëheqë ndryshimin.”

19:03 | 03/12/2025
Durrës/ Salianji takon strukturat e PD, salla e mbushur me demokratë
Politikë

Durrës/ Salianji takon strukturat e PD, salla e mbushur me demokratë

18:27 | 03/12/2025
Next Post
Të gjithë kundër Lubonjës

Të gjithë kundër Lubonjës

Të pashpresë!

Të pashpresë!

Peticion për drejtësi ndaj Haradinajt, nënshkruajnë 603 intelektualë të Kosovës

Peticion për drejtësi ndaj Haradinajt, nënshkruajnë 603 intelektualë të Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025




TË FUNDIT

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

by mirseda
20:57 | 03/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion dhe vendosi që...

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

Gjermania: Zgjedhja e SPAK-ut transparente, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë

20:19 | 03/12/2025
Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

Paralajmëron Turjan Hysko: Do rikthej këtë program, por jo në të njëjtin format

19:40 | 03/12/2025
Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

Si do reagojë? Edi do zbulojë se ku ndodhet Dolce

19:29 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com