Kryeministri, Edi Rama, dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, kanë shprehur gatishmëri në publik për t’u takuar, por gjithmonë duke pasur bisedime serioze, siç shprehet Lulzim Basha.
Sot, në mesditë, ishte hera e fundit kur Rama i kërkoi Bashës të takohej, ku dhe kur të dojë.
Pavarësisht se “kur” nuk dihet, “ku” është zbuluar. Bëhet fjalë për ambientin në pallatin e Kongresit, ku u takuan kokë më kokë për Reformën në Drejtësi, të cilët siç hynë ashtu edhe dolën, pas asnjë vendim.
Tirana Today ka zbuluar, përmes burimeve të saj, se Rama e ka përgatitur vendin për takim, por nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet.
Nuk dihet nëse Rama dhe Basha do të lëshojnë pe, por ajo që opozita dhe mazhoranca e di me siguri është se çadra e PD-së, në të cilën janë mbledhur më shumë simpatizantë të PS-së, do të mbyllet ditën e hënë, dhe ditën e martë Basha do të rregjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Tirana Today