Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama në Londër: Politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët, ta mbyllin atë dreq goje!

7 orë ago
in Politikë
Rama në Londër: Politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët, ta mbyllin atë dreq goje!

Në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Kryeministri Edi Rama u përgjigj edhe një pyetje nga një i ri shqiptar, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me emigracionin dhe rolin e diasporës për Shqipërinë.

Duke iu drejtuar të rinjve shqiptarë që ndjekin arsimin në Britani, Rama theksoi se fakti që ata zgjedhin të ndjekin rrugën e tyre jashtë vendit nuk është humbje për Shqipërinë, por përfitim. “Nuk e shoh këtë si humbje për vendin tonë, por si përfitim,” u shpreh Rama. Ai shtoi se në kohën moderne, nuk jetojmë më në një botë me kufij të ndarë dhe qëndrime të thjeshta, por në një realitet me lidhje dhe lëvizje të shumta midis vendeve.

Kryeministri vuri në dukje se brenda vetë Britanisë ekzistojnë qytete të vogla që janë boshatisur nga të rinjtë, të cilët kërkojnë mundësi më të mira në metropolet si Londra. “Nuk ka një çelës magjik për ta kthyer situatën mbrapsht, as një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë vendin ideal si Londra apo Parisi. Është një proces,” tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të mundësive dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në Shqipëri.

Ai gjithashtu theksoi se përkundër largimeve, janë edhe më shumë njerëz që po kthehen në Shqipëri në krahasim me pesë vite më parë, por sfida mbetet që të përmirësohet niveli i pagave dhe mundësitë për të rinjtë në vend.

Rama përmendi edhe komunitetin shqiptar në Britani, duke thënë: “Komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep shumë Britanisë, saqë politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje dhe mos i përmendin për asgjë veçse pozitive, kushdo që i prek duhet ta mbyllë atë dreq goje, përveç meje që duhet të them diçka, por s’po i prek”.

Ai theksoi se “varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra dhe ambicie, dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike”.

TË LIDHURA

Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën
Politikë

Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

20:55 | 21/10/2025
“Trump ka gjithmonë të drejtë”, Rama batuta në Londër: Jam më i gjati ndër liderët
Politikë

“Trump ka gjithmonë të drejtë”, Rama batuta në Londër: Jam më i gjati ndër liderët

19:10 | 21/10/2025
Rama: “Europa në moment kritik, liderët të dëgjojnë mendjet e ndritura.”
Politikë

Rama: “Europa në moment kritik, liderët të dëgjojnë mendjet e ndritura.”

19:04 | 21/10/2025
Next Post
Rama: “Na pranoni në BE me status të veçantë, pa veto e votim, derisa të reformoheni.”

Rama: “Na pranoni në BE me status të veçantë, pa veto e votim, derisa të reformoheni.”

Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera

Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera

Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump

Bullgaria lejon kalimin e avionit të Putinit drejt Hungarisë për takimin me Trump







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Anxhela Peristeri: “S’kam veshur ende fustanin e bardhë, dashuria dhe tradhtia janë pjesë e jetës.”
Showbizz

Anxhela Peristeri: “S’kam veshur ende fustanin e bardhë, dashuria dhe tradhtia janë pjesë e jetës.”

by mirseda
22:33 | 21/10/2025
0

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e ftuar në një intervistë, ka ndarë mendimet e saj për jetën...

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

22:07 | 21/10/2025
Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

20:55 | 21/10/2025
Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

20:52 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com