Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm disa foto nga takimi me homologen italiane, Giorgia Meloni ditën e djeshme në Romë.
Ai shkruan se vizita në Itali ishte me plane dhe projekte konkrete, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“MIRËMËNGJES
dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të një vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë.” –shkruan Rama në fotot e publikuara në rrjetet sociale.