Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Rama mes dy zjarresh”, Duka flet hapur. A do largohet Panucci drejt Romës?

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Rama mes dy zjarresh”, Duka flet hapur. A do largohet Panucci drejt Romës?

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka bërë bilancin e vitit 2018 rreth kampionatit, investimeve apo edh e Kombëtares.

Duka ka folur lidhur me ofertën e Romës ndaj Panuccit, lajm ky që u përhap masivisht në media së fundmi.

Po ashtu, presidenti i FSHF-së ka thënë se Rama ndodhet mes dy zjarresh sa i takon rimbursimit të TVSH-së së stadiumit kombëtar.

Më poshtë intervista e plotë e Dukës në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”.

INTERVISTA E PLOTË:

Si ju është dukur futbolli shqiptar për vitin 2018?

2018-ta, nga janari që përbën dy gjysmë edicione, është një hap pozitiv për futbollin shqiptar.

Dhuna është zbehur në vitet e fundit në kampionatin shqiptar, por çalojmë akoma me infrastrukturën dhe stadiumet…

Zhvillim më të madh sesa infrastruktura e futbollit në Shqipëri, unë nuk besoj të ketë ndonjë fushë tjetër e jetës. Madje, i pari është futbolli dhe pas shumë vendeve bosh, mund të jetë ndonjë gjë tjetër. Kemi stadiume për të zhvilluar të gjitha nivelet e kompeticioneve, në Elbasan, në Shkodër po ndërtojmë në Tiranë dhe do të ndërtojmë një projekt në Kukës. Kemi fushat e lojës të të gjitha niveleve dhe parametrave të pranueshëm. Kemi fushat e stërvitjes. A kemi mjaftueshëm? Jo, nuk kemi mjaftueshëm edhe si inventar fizik.

Flasim për ato fusha si në ndeshjen Orikumi-Tomori…

Një ndeshje që mbushet fusha me ujë dhe anulohet, ndodhi edhe në Xhenoa-Napoli. Nuk ndodh vetëm në Orikumi-Tomori.

Nëse vjen vendimi për dënimin e Skënderbeut, çfarë ndodh në FSHF?

Ne duhet të presim dhe të flasim pas vendimit. S’bëjmë skenar (qesh).

Si e shikoni rivalitetin mes Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut?

Një rivalitet normal i të gjithë kampionateve me dhjetë skuadra. Ekipet e kreut mund të themi që janë gjashtë, nga Partizani te Flamurtari, janë të mundshëm për të dalë kampionë sepse jemi vetëm në gjysmën e edicionit. Uroj të jetë me garë të fortë deri në fund.

Dy fjalë edhe për Tiranën…

Tirana është një klub shumë i mirë në histori, por jo i mirë në fakt. Do doja shumë që Tirana të ishte aty ku është Partizanit sot, të luftonte për titull dhe i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për titull. Madje, ka mundësi akoma më të mira sesa Partizani, pasi ka infrastrukturë më të mirë si klub.

Ka mundësi që të ketë më shumë alternativa, pasi është klubi i Tiranës dhe në njëfarë mënyre, popullsia e Tiranës e dëshiron fanellën e saj për ta veshur. I ka të gjitha mundësitë. Në këtë kampionat, nuk ka bërë mirë deri tani. Në të gjitha rubrikat u tha se fitorja me Vlorën është pikë kthese dhe uroj të jetë vërtet pikë kthese dhe Tiranën ta shoh pretendente për titull.

Raportohet se ka pasur telefonatë nga Roma për Panuçin…

Nuk e kam lexuar. Mund të jetë ndonjë “lajm i rremë”, mund të jetë e vërtetë ndonjë telefonatë. Por, besoj se nuk ndodh që një trajner profesionist si Panuçi që të bëjë biseda të tjera në një kohë që është trajner i Shqipërisë. Nuk mund të komentoj. Mund t’ju them me bindjen timen që Panuçi dhe të gjithë ata që janë profesionistë, të bëjnë negociata për kontrata ndërkohë që janë nën kontratë.

Ndoshta është i pakënaqur nga ju…

Nga mua mund të jetë i pakënaqur, por ka një kontratë që duhet ta respektojë. Megjithatë, nëse ka një propozim për një karrierë shumë të mirë të Panuçit, mund të vijë dhe ne do ta diskutojmë. Por, nuk ka ndonjë të vërtetë. Nuk besoj se do të largohet.

Keni problem për stadiumin Kombëtar me qeverinë për mosrimbursimin e TVSH-së. Dolët me deklaratë që rrezikon…

Kur e nisëm, kishim bërë një plan financiar se sa do financonim ne dhe sa kompania bashkëfinancuese. E bëmë llogarinë që faturat janë me TVSH, dhe TVSH-ja do të na rimbursohej. Na u dha përgjigje nga Drejtoria e Tatimeve sikur kërkesa jonë ishte bërë disa ditë më vonë dhe nuk besoj se është rasti për ta anuluar.

E apeluam në Ministrinë e Financave dhe përsëri na është refuzuar. E vazhduam për ta animuar në gjykatë. Kam biseduar me kryeministrin dhe ai është mes dy zjarresh, siç kuptohet nga biseda që kam bërë me të.

Punimet në stadium?

I kam kërkuar kryeministrit fond shtesë për ta bërë akoma më të bukur.

Kishte lidhje ardhja e drejtuesve të UEFA-s me këtë problem?

Një nga gjërat ishte edhe kjo. Sepse FSHF i ka siguruar fondet për stadiumin 100% nga UEFA dhe nuk mund të shohim një financim të tillë që shteti kërkon të përfitojë nga fondet që janë donacione të UEFA-s.

TË LIDHURA

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës
Kryesore

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market
Aktualitet

Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market

20:17 | 06/02/2026
Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar
Aktualitet

Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

20:08 | 06/02/2026
Next Post
Imzot George Frendo apelon për dialog mes qeverisë dhe qytetarëve

Imzot George Frendo apelon për dialog mes qeverisë dhe qytetarëve

Paguhet 13 milion euro, por përdor transportin publik. Kush është futbollisti modest

Paguhet 13 milion euro, por përdor transportin publik. Kush është futbollisti modest

Rrëfimi i spiunes: Si më ndihmoi Dritan Zagani për aksidentin me vdekje

Rrëfimi i spiunes: Si më ndihmoi Dritan Zagani për aksidentin me vdekje







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë
Showbizz

“Ka ardhur momenti”, Alba e bindur që do ta vendos shaminë

by mirseda
23:06 | 06/02/2026
0

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, është shprehur e bindur se do të mbulohet....

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

Balliu: Pezullimi i “Lubisë”, goditja e parë ndaj regjimit

23:01 | 06/02/2026
Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

Arbana Osmani: E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë

22:47 | 06/02/2026
Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

Bardhi për Ballukun: “Alibitë ranë”, Rama u rrëzua, thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit

22:37 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com