Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama me biznesin e vogël në Fier : Luli fle kudo

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Rama me biznesin e vogël në Fier : Luli fle kudo

Kryeministri i Shqipërisë ,Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me bizneset e vogla në Fier.

Rama ka theksuarse bizneset e vogla nuk do të kenë më asnjë lidhje me inspektorët, sepse sistemi do të dixhitalizohet.

”Me PS zero do të ngelet deri në 2029. Pra, kjo do të thotë se ne i kemi bërë mirë llogaritë, i kemi rënë lapsit. Nuk është e thjeshtë. Kemi marrë në konsideratë, nëse në këtë dekadë i lëmë iznesit të vogël lirinë, do të kemi një biznes të vogël që do të rritet cilësisht. Do të kemi një hapësirë të gjerë vetëpunësimi dhe punësimi. Është motor i vetëpunësimit dhe punësimit.

Lajmi i mirë për ju është se, jo vetëm taksat dhe TVSH ngelet zero, janë sot, nuk do i bëjmë pas votave. Ne ndërkohë procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt, dhe s’do keni më asnjë inspektori, t’ju thtoë ça është kjo, një situatë e papëlqyeshme për shkak se mes në radhë të inspektorëve ka abuzues. Zgjidhja me kët lloj fenomeni është të dixhitalizojë sistemin, modernizojmë. Fiskalizimi do të bëjë që gjitha transaksionet tuaja online. Gjithë aktiviteti juaj nuk ndiqet nga inspektorët, por qendër elektronike, tru elektronik që do japë sinjale vetëm kur ka anomali. Në rastet e anomalive, kur një biznes ka një mesatare konstante, papritur nuk deklaron, ose i bie xhiroja mënyrë drastike, shihet nëse kjo mbyllet me një shkak shëndetësor, riparimesh, apo hile.

Ajo që dua të sqaroj, kenid ëgjuar shumë, flitet shumë e për lumë, portale, kanale, FB, rrjete. Është në natyrën njerëzore që të jetë më i tërhequr nga gënjeshtra. Pra, në raport me fiskalizimin ju keni dëgjuar që do ketë një kosto të lartë, nuk do të ketë. Sistemi është ndërtuar që mund të shfrytëzohen kasat ekzistuese.

Ju e dini shumë mirë që vetëm mirëmbajtja e kasave ju kushton jo pak, kurse me fiskalizimin ulet në progresion. Për biznesin më e vogël është dita më e mirë. Do e zgjasim me vite. Taksën zero. Natyrisht sigurimet shëndetësore e shoqërore janë për të gjithë. Taksa zero dhe TVSH zero mbeten një qasje unikale në gjithë rajonin tonë. Asnjë vend në rajon nuk i ka si ne. Mos flasim për Europën pastaj.

Nga ana tjetër është e paimagjinueshme që në këto kushte një biznesmen i vogël, pavarësisht se nuk do të shohë me sy Ramën e Ruçin.

Të votojë për të vënë taksën e sheshtë. E keni jetuar. Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur më të pasurit, e për të rënduar të varfërit. Është taksa tipike e një qasje brutale kapitaliste. Mbështesim më të fortin, më i dobëti le ta gjejë rrugën vetë, o të forcohet, o të vdesë.

Ne nuk e konceptojmë. Një fëmijë s’mund të braktiset rrugëve. Kështu është dhe një biznes i vogël, një nismë e re. Nuk besoj që është katastrofë mendore që cilido që merret me biznes të vogël të votojë ata që do sjellin taksën e shestë.

Luli fle kudo ku ta lësh, po të paguash taksë që të shkojë të flejë në kryeministri, 9% të fitimit tënd. E pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Ruçin e Ramën. Xhepi yt fut e nxjerr, ato nuk lidhen me sa inat ke njërin, e sa qejf ke tjetrin.

Shko aty tek Përputhen e rri aty, po mos nxirr lekë nga xhepi që të mbash në pushtet njerëz pasi nuk ke qejf ata të tjerët. Është mungesë logjike. S’është logjikë biznesi. Biznesi është ku e kam unë interesin. E kam interesin tek ngjyra e gomarit, apo interesi. Faktikisht në jetën e përditshme askush nuk vepron kështu. Kur merrni mallin, nuk e pyesni me kë je, por cili ta jep më cilësor dhe çmim më të arsyeshëm. Taksën e sheshtë. E po kështu kur merrni ata që bëjnë ndriçimin, elektricist, jo hidraulik, meqë ky i fundit është i partisë suaj, nuk i thoni më vër ujin në tavan . Nuk merrni elektricistin për rubinetin. Vota për tifozllëk, të trajtosh votën si biletë për stadium është e keqja jote. Tifozllëku është për sport, jo për punën tëndë. Ti për punën tënde do bësh atë që është më e mira për interesat. Kemi plot gjëra për të përmirësuar. Edhe një gjë tjetër do them, që është biznes edhe sidomos biznes të vogël në qytet nuk mjafton të kesh mall të mirë, çmime të arsyeshme, të kesh dyqan, duhet dhe mjedisi rreth e rrotull të jetë ftues, miqësore. Duhet trotuari, ndriçimi, qyteti vetë, të ketë një atmosferë pozitive, të jetë tërheqës. Që sa më shumë njerëz të vijnë aty, aq më shumë njerëz do ndalojnë te dera e dyqanit.”

Tags: biznesi i vogeledi ramafiertakim elektoral

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Tiranë: Besimtarët katolikë festojnë Pashkët në Katedrale

Tiranë: Besimtarët katolikë festojnë Pashkët në Katedrale

Obeziteti dhe gurët në veshka

Obeziteti dhe gurët në veshka

Parlamenti i Kosovës provon sot sërish zgjedhjen e presidentit

Parlamenti i Kosovës provon sot sërish zgjedhjen e presidentit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com