Ne fjalën e tij kryeministri Rama nuk ka qenë i ashpër vetëm me opozitën, në një moment teksa ishte duke folur toni i zërit u ngrit, ku dhe ju drejtua deputetes Elisa Spiropalin me kritika .
Ai theksoi gjithashtu se Spiropali se ka bërë punën e saj siç duhet, pasi sot duhet te fliste me emra se kush duhet shkarkuar , dhe se kush ka neglizhuar .
“Prisja nga Elisa Spiropali të thoshte sot atë që është ngarkuar të bëjë, të thoshte sot se cilët kryetarë të PS duhen shkarkuar që sot, që platformën e bashkëqeverisjes ta vënë në dispozicion të njerëzve që rrinë rrugëve për të kapur miq e shokë për të nxjerrë një hipoteke. Deputet nuk janë zyra pune, as në mundësinë dhe përgjegjësinë të marrin përdore çdo njeri që ka problem me administratë dhe t’ja zgjidhin se është e pamundur, ashtu si deputetëve u duhet dhënë mundësia të kenë pikën e referimit ku duhet t’i drejtojnë njerëzit. Kryetarët ku janë, nuk u kanë dhënë detyrën të merren me punësime, ka që e bëjnë, duhen hequr, nuk u ka dhënë njeri detyrën të bëjnë ndërmjetësime, për të rregulluar tërë farefisin, duhen shkarkuar se njerëzit nuk janë qorra e shurdhe dhe nuk u duhet se ca thotë Rama në televizor. Elisa nuk e beri këtë, nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërteta. Dhe une shpresoj ta beje”- tha Rama