Serbia dhe Shqipëria dy ndër shtetet anëtare për në BE, mesa duket nuk e kanë marrë me tension pranimin nga unioni. Liderët e tyre janë shprehur se vendet kanë bërë shumë përpjekje për të qenë pjesë e familjes së madhe. Por, nga ana tjetër Serbia ka shfaqur një qëndrim të hapur lidhur me marrëdhëniet e saj të mira me Rusinë. Por, nga sa është shprehur dhe kryeministri i vendit tonë një ditë më parë në Samitin “Ewestern Balkans at a Crossroads”, tha se nëse BE nuk i hap “derën” Ballkanit Perëndimor, atëherë oferta nga ana e Rusisë dhe Kinës dhe Turqisë, mund të jenë joshëse për shtetet që duan të anëtarësohen.
Ndërkohë pak ditë më patë analisti Marko Kmezić, është shprehur se “ Nga Milorad Dodik në Republikën Srpska në vitin 2006, deri tek Vuçiç në 2012-ën, shumë shpesh shpresa e aktorëve perëndimorë u mbështet tek gjetja e partnerit tjetër të besueshëm reformist. Rezultati ka mbështetur gjeneratën aktuale të liderëve të dorës së forte në rajon, të cilët flasin për reformat vetëm kur u leverdis atyre, por duke ndërtuar një sistem të personalizuar të kontrollit të pushtetit”.
Si fillim kryeministri Edi Rama është shprehur se vendet anëtare po kërkojnë që të divorcohen nga e shkuara dhe të janë pranë familjes së madhe evropiane. Por, sipas tij bisedimet për martesë mes shteteve anëtare dhe BE-së nuk po ecin me hapa të shpejtë.
“Ne kemi një shans unik për t’u divorcuar me të shkuarën dhe mund të martohemi së bashku me këtë union të shkëlqyer, që na thotë tërë kohën që dua të martohem por nuk jam gati që të flasim për këtë. Dhe unë nuk e di se si mund të ndodhë kjo. Po në Mesjetë kishim martesa pa folur, por ky nuk është rasti, dhe kjo është arsyeja se pse ne në Ballkan, kemi nevojë dhe dua të flasin, ndaj dhe ju i quani bisedime për anëtarësim që do të thotë bisedime për martesë. Por, nëse do të ndodhe do të ndodhë. Por, edhe nëse nuk ndodh shpejt do të na shërbejë që të rritemi në mënyrë të shëndoshë. Dhe sikundër iu thashë do të na shërbejë që të kemi në dispozicion këtë instrument modernizimi sepse gjithçka në fund të ditës ka të bëjë me modernizimin”, është shprehur kryeministri Rama.
Ndërsa i pranishëm atje në Samit, Rama ka ndjerë mungesën e homologëve të tij serbë, dhe është shprehur se në momentin kur nuk ka përfaqësues nga ana e Serbisë vij unë dhe i përfaqësoj, dhe në momentin që ata kanë ndonjë punë, më përfaqësojnë ata mua.
“Me sa informacion kam miqtë tanë serbë nuk janë të pranishëm këtu, sepse ne tashmë jemi në pikën ku delegojmë procesin tonë të pajtimit kur jemi në konferencë. Pra, kur ata janë të zënë vij unë dhe kur unë jam i zënë vijnë ata. Kështu funksionon. Por, nuk kam ndonjë informacion se ndonjë prej vendeve të rajonit po i bie derës se ne duam që të bëhemi anëtarë tani. Për, çfarë po flasim, po flasim për negociatë”, shtoi Rama.
Por, kryeministri shqiptar më tej është shprehur nëse BE, nuk është e gatshme për antarësim, në të kundërt Rusia, Kina dhe Turqia janë të gatshëm t’i afrojnë këto vende, kah vetja e tyre.
“Nuk jam shumë dakord apo tërësisht me miken tonë këtu që përmendi Turqinë, Rusinë, Kinën si vende që s’kanë ç’të ofrojnë. Po, po, kanë shumë të ofrojnë. Rusia për shembull ka një rrugë shumë të lehtë për të ofruar. Harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet, mbaje pushtetin për gjithë jetën dhe nuk është pa interes.
Dhe kanë para që të mund t’i derdhin dhe nuk është se ka ndodhur në ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhur në mes të Evropës që qeveria, që Kryeministri gjatë zgjedhjeve u kërcënuan me vdekje dhe Kryeministri gati u vra dhe kjo ndodhi në Malin e Zi, një vend që negocion në BE”, tha Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se jo vetëm Kina, por dhe islami radikal nuk duhen injoruar si oferta reale për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
“Pra, rreziku është real, është rrezik i pranishëm, siç do thonin kolegët tanë amerikanë. Por që Kina mendon në afat të gjatë, për 20 vite të tjera, ndërkohë që këtu mendojmë për 4 vjet, megjithatë nuk mund të themi që nuk kanë asgjë për të ofruar, dhe ju harruat edhe një forcë tjetër që është islami radikal.
Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë, shumëçka dhe tashmë me gjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE.
Në qoftë se BE nuk do të vrapojë, të presë, por të vrapojë të na kapë, atëherë më besoni do të kenë një larmi problemesh të tjera që do të nisin dhe do të jetë shumë herë më e kushtueshme që të martoheni me ne”, tha Rama.
Por, në këtë linjë mendimi Rama, lejon të kuptohet se Shqipëria nëse nuk i bashkohet BE-së, ka mundësi të shumta që të bashkohet me fuqi të tjera botërorë. Por, ai në këtë pikë gjithashtu mund të themi se ka shprehur pas a shumë një qëndrim të hapur si fqinji ynë Serbia e cila është etiketuar si e ulur në dy karrigë. Bushati vuri në dukje se Shqipëria është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, edhe në vendosjen e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë.
“Ne kurrë nuk e kemi lejuar veten të ulemi në dy karrige”, tha ai – duke aluduar për Serbinë, një kandidate e BE-së që bojkotoi sanksionet e BE-së dhe që ka kultivuar lidhje më të ngushta me Rusinë.
Por, gjithashtu reagime të shumta ka pasur nga ana e palës serbe lidhur me deklaratën e deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili tha se “Serbia nuk mund të ulet në dy karrige”.
Yee ka pohuar, se SHBA mund të ketë ndikim që Serbia të këtë përparim në rrugën e saj Evropiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saja me Rusinë.
Rusia dhe Serbia, kishin kërkuar shpjegim nga liderët e lartë diplomatik të BE-së, se a mund të bëhen deklarata të tilla nga SHBA-të që thirren në emër të Brukselit. Po ashtu, kanë kërkuar, sipas burimeve, shpjegim se a mundet SHBA të vlerësoj nëse një vend mund të jetë anëtar i BE-së ose jo.
Mirëpo, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pati hamendësuar se deklarata e zyrtarit amerikan mund të llogaritet si paralajmërim që Serbia të pranoj bastet që Kosova është e pavarur dhe të mos ndërhynë Serbia më në integritetin territorial. TIRANA TODAY