Partia Socialiste po zhvillon në sheshin “Skënderbej”, mitingun e parë për zgjedhjet e 18 qershorit, e nisur si kundërvënie ndaj protestës së opozitës.
Selia rozë ka menduar që të çelë fushatën, edhe pse jo zyrtarisht, përmes një takimi me të rinjtë e Qarkut të Tiranës, të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare.
Në fjalën e tij, para të rinjve socialistë, kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur i revoltuar me çadrën e PD-së, e cila po i ndal hapin Shqipërisë.
“Çadra është mbjellë në mes të sistemit demokratik, ata e mbollën këtë çadër njësoj si kioskat e viteve 90-të, kjo çadër po i ndal rrugën Shqipërisë drejt Evropës.
Në këtë miting marrin pjesë kryeministri, Edi Rama, koordinatori i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe deputetë të Qarkut të Tiranës.