“9 Maji i Evropës është një prej atyre datave të rëndësishme. Një ditë që lindi nga hiri i një zjarri shkatërrimtar.
Liria dhe dinjiteti njerëzor nuk negociohen. Kjo që jetojmë sot nuk është kohë e mirë për Evropën dhe botën, është një kohë e vranët si dita sot, ku tundimi për t’u mbyllur brenda mureve është i fortë dhe kur dielli duket sikur s’ka ndërmend të rikthehet.
Kjo është koha kur, më shumë se kurrë, libri i historisë së Evropës është aty për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që do të kujtojë se çfarë nuk duhet bërë: mbyllja brenda mureve, frika dhe pesimizmi, humbja e besimit tek projekti madhështor i Evropës së bashkuar dhe vlerat e saj ndjellin keq, jo thjesht për Evropën dhe BE-në, por për çdo popull dhe çdo shtet evropian.
“Për ne Shqiptarët, Europa mbetet edhe në këtë kohë të vranët ajo që ka qenë kur nuk ishte dot e arritshme, përveç se mes atyre valëve të dobëta që ekranet ilegale sillnin nga jashtë Shqipërisë në ekranet e televizorëve. Europa për në mbetet një ëndërr dhe tokë e premtuar, amanet i pajetërsueshëm kombëtar dhe mision i pandryshueshëm politik. Jo se ne jemi navië, as se ne kemi iluzione, por se ne e dimë fort mirë, më mirë se sa kush do tjetër në këtë kontinent se çfarë do të thotë të jetosh i izoluar dhe i rrethuar me mure për tu mbrojtur nga Europa”, tha Rama.















