Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Raketa ndaj Arabisë Saudite/Forcat e koalicionit: Akti i Iranit, agresion ushtarak! Do reagojmë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Raketa ndaj Arabisë Saudite/Forcat e koalicionit: Akti i Iranit, agresion ushtarak! Do reagojmë

Pas reagimit zyrtar nga ana e Arabisë Saudite lidhur me lëshimin e raketës balistike nga Jemeni në drejtim të saj, në një deklaratë shtesë ka reaguar dhe Udhëheqja e forcave të Koalicionit, ndaj aktit të forcave milicore houthi që shënjestruan  Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Në reagimin e saj ajo bën përgjegjës Iranin se ka ndihmuar këta forca në furnizimin e tyre me raketa. Ajo e ka cilësuar këtë akt të Iranit si një agresion ushtarak ndaj Arabisë Saudite. Ndërsa thekson se ka “të drejtën legjitime të Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbrojtur territorin dhe popullin e saj, siç e përcakton lënda 51 e Kartës së Kombeve të Bashkuara.  Është e drejta e Arabisë Saudite ti përgjigjet Iranit, në kohën dhe formën e duhur, të cilën ia garanton e drejta ndërkombëtare, bazuar në të drejtën e saj për të mbrojtur territorin, popullin dhe interesat e veta, të njohura nga të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.” 

Raketa u neutralizua përpara se të shkaktonte viktima. Më herët zëdhënësi zyrtar i Forcave të Aleancës në mbështetje të Legjitimitetit në Jemen, koloneli Turki Al-Maliki theksoi se raketa kishte si objektiv kryeqytetin zonat me popullsi të dendur. Por, sipas Al-Malikit, raketa u rrëzua nga forcat saudite në rrethinat e kryeqytetit pa shkaktuar dëmtime dhe pasoja në jetë njerëzish.

Deklarata e Udhëheqjes së Forcave të Koalicionit:

Bashkangjitur deklaratës së mëparshme rreth raketave balistike që forcat milicore houthi, pranë regjimit iranian, kanë lëshuar nga territori jemenas në drejtim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, deklarojmë se sulmi më i fundit nga ana e forcave milicore houthi të Iranit, ka ndodhur ditën e Shtunë 15/02/1439, që korrespondon me 04/11/2017, ku  shënjestrua kryeqyteti Riad me raketa balistike me distancë 900 km.

Nga kontrolli dhe analiza e bërë mbetjeve të raketës, nga ekspertë të teknologjisë ushtarake, u konstatua se ajo është lëshuar me datë 28/10/1438 h, që i korrespondon 22/07/2017, u vërtetua përfshirja e regjimit iranian në prodhimin e këtyre raketave, si dhe trafikimi i tyre tek forcat milicore houthi në Jemen, për të goditur Mbretërinë e Arabisë Saudite, popullin saudit dhe interesat jetike të Saudisë.

Udhëheqja e forcave të Koalicionit e konsideron përfshirjen e regjimit iranian në furnizimin e forcave milicore houthi me këto raketa, një shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, në veçanti ajo me numër 2216, ua ndalojnë shteteve furnizimin me armë forcave milicore.

Përfshirja e Iranit konsiderohet një sulm i hapur i cili shënjestron vendet fqinje, sigurinë dhe paqen rajonale dhe ndërkombëtare.

Udhëheqja e koalicionit e konsideron këtë si një agresion ushtarak të hapur dhe të drejtpërdrejtë të regjimit iranian, i cili ndërmerr një akt lufte kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite. Koalicioni thekson të drejtën legjitime të Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbrojtur territorin dhe popullin e saj, siç e përcakton lënda 51 e Kartës së Kombeve të Bashkuara.  Është e drejta e Arabisë Saudite ti përgjigjet Iranit, në kohën dhe formën e duhur, të cilën ia garanton e drejta ndërkombëtare, bazuar në të drejtën e saj për të mbrojtur territorin, popullin dhe interesat e veta, të njohura nga të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.

Tags: agresionAktiArabisë SauditedrejtimIranitraketareagojmëRiadiushtarak

TË LIDHURA

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar
Bota

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

19:44 | 12/12/2025
Next Post
Panucci tjetër surprizë, ja zëvendësuesi i Abrashit (Video)

Panucci tjetër surprizë, ja zëvendësuesi i Abrashit (Video)

Kosova rrit prodhimet bujqësore, ulen importet nga Shqipëria

Kosova rrit prodhimet bujqësore, ulen importet nga Shqipëria

Qaka: Kam qarë 20 minuta, nuk arrij ta besoj (Video)

Qaka: Kam qarë 20 minuta, nuk arrij ta besoj (Video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com