Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rafineria e ARMO-s/Shitet kompania e bitumit për 5 mln dollarë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Rafineria e ARMO-s/Shitet kompania e bitumit për 5 mln dollarë

Uzina e bitumit  të rafinerisë ARMO, me vendndodhje në Fier është shitur së fundmi në ankand për 5 milionë dollarë. Bazuar në shkresën zyrtare, tashmë të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga përmbaruesit privatë në datën 15 janar.  Nga ana tjetër blerësi i kësaj është AL.Global Oil, i cili rezulton se ishte i vetmi që kishte paraqitur ofertë, ndërsa më parë kishin dështuar tre ankande radhazi për shitjen e uzinës.

Më herët, sipas korrespondencës së ankandeve, përmbaruesit nuk kishin arritur të shisnin uzinën me gjithë pronat e saj, e vlerësuar fillimisht me 20.6 milionë euro, por që pas tre ankandeve vlera kishte zbritur në 3.5 milionë euro.

“Ankandi i parë ishte zhvilluar në tetor dhe i treti në fillim të dhjetorit. Në 9 janar, përmbaruesi TDR u propozoi palëve kreditore, Albpetrol, Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Dega e Doganës Fier dhe Bankën Raiffeisen, se pas dështimit të tre ankandeve për shkak të mungesës së interesit, ligji parashikon që “Kur kreditorët që kërkojnë të marrin sendin kundrejt kredisë janë disa, përmbaruesi gjyqësor deklaron blerës kreditorin që brenda 3 ditëve nga propozimi jep çmimin më të lartë se çmimi i caktuar për ankandin e ri”-shkruan Monitor.al.Por, disa ditë më pas është paraqitur oferta e AL.Global Oil prej 5 milionë dollarësh, e cila është pranuar nga përmbaruesi, i cili ka vendosur që të kalojë në pronësi të shoqërisë pronat e pranuara prej tij. Blerësi është një kompani e krijuar në vitin 2016 dhe aksionerë të saj janë Arjan Dhimertika, Qazim Qazimi dhe Ridgers Mema. Ndërsa në bordin mbikëqyrës të kompanisë janë dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, Shefqet Kastrati i grupit më të madh të naftës në vend, “Kastrati” dhe Frident Kuqi i “Europetrol Durrës Albania”, operatori i dytë më i madh i naftës në vend.ARMO, e krijuar në vitin 1999 si kompani shtetërore, ka dy rafineri, atë të përpunimit të naftës në Ballsh dhe të bitumit në Fier. Rafineria e naftës deri pak javë më parë ishte në përdorim nga kompania offshore IRTC, e cila së fundmi e braktisi atë duke lënë rreth 60 milionë euro të papaguara dhe punonjësit pa paga. Këta të fundit filluan protestat.

Në vitin 2008 ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro. Grupi Taçi është tashmë i falimentuar dhe pronari i saj Rezart Taçi është në ndjekje penale për evazion fiskal.

Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling. Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, që e mbylli si gjithë të tjetër, me një fund pa lavdi. 15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.

ARMO ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve, ku vetëm ndaj shtetit detyrimi në total (pa llogaritur fshirjet nga amnistia) i ka kaluar 250 milionë euro.

Tags: armobitumitdollarëkompaniaRafineriashitet

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Beograd, funerali i Ivanoviç pa ceremoni shtetërore

Beograd, funerali i Ivanoviç pa ceremoni shtetërore

Jashanica një “xhevahir”, Takaj kërkon të zhvasë blerësin

Jashanica një “xhevahir”, Takaj kërkon të zhvasë blerësin

Spitalet shtetërore jocilësore, politikanët kurohen te privatët

Spitalet shtetërore jocilësore, politikanët kurohen te privatët







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com