Një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën.
Prej më shumë se dy orësh, autostrada Tiranë–Elbasan vijon të jetë e bllokuar nga trafiku i rënduar, duke krijuar një radhë automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash. Sipas burimeve të Shqiptarja.com, një numër i madh mjetesh ka mbetur i bllokuar në të dyja anët e qarkullimit, ndërsa Policia Rrugore ndodhet e pozicionuar në zonën e Bradasheshit dhe po menaxhon situatën. Aktualisht, trafiku vijon të mbetet i pandryshuar.















