Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Qytetari i dhunuar në Zvërnec: Flasim greqisht, por jemi shqiptarë.

3 ditë ago
in Aktualitet, Kryesore

Ka reaguar për herë të parë qytetari që u dhunua nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec.

Me anë të një video-mesazhi, ai u shpreh se prej disa ditësh nuk ka mundur të flasë për shkak të goditjeve që mori në grykë, të cilat e bënë të pështynte gjak.
Po ashtu, ai ka rrëfyer momentin kur rojet private e larguan nga zona ku po protestonte, duke e çuar në një makinë dhe duke i vendosur pistoletën në kokë, por sipas tij fal ndërhyrjes së policisë së shtetit është shpëtuar dhe kthyer mbrapa.

“Përshëndetje zoti kryeministër. Unë jam ai qytetari vlonjat që u tërhoq zvarrë nga policia e oligarkëve. Trupi im është i plagosur dhe sot zëri im është i mundshëm që të flasë, se deri dje kam pështyrë gjak. Dua të falënderoj Zotin që jam mirë, se qëllimi i atij krimineli të policisë private ishte të më vriste. Goditja e tij në grykë kishte atë pikësynim. Pasi më tërhoqën zvarrë dhe më çuan në makinë, duke u larguar, nuk mbaja mend se nuk merrja dot frymë plotësisht, më vunë pistoletat në kokë. Pastaj policia e shtetit ndërhyri që unë të kthehesha mbrapa. Duke ardhur dhe duke u marrë nga duart e tyre, më nxorën jashtë ku ishin mbledhur njerëzit.
Çudia ime më e madhe është si ka mundësi në një shtet policia private t’i hedhë gaz lotsjellës policisë së shtetit, t’i dhunojë. Kush janë ata? Mendimi juaj kush është? Çfarë po kërkojmë ne? Sa të padrejtë jemi ne që tërhiqemi zvarrë dhe të qëllohemi? Kërkojmë pronën tonë, që e kemi me dokumente, që e kanë pasur gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë. Dem baba dem, siç thatë dhe ju.
Si do të vazhdojmë me dhunë? Duam një përgjigje nga ju, të gjithë njerëzit. Kur shkelen të drejtat e njerëzve, për çfarë arsye? Ne nuk jemi të fortë, por të drejtat tona nuk mund të na i marrë askush, asnjë oligark që mban policinë me vete, që mban njerëz agresivë.
Unë nuk merrem me politikë, nuk jam kundërshtar i askujt, dhe ai që më qëlloi nga dikush mori urdhër. Nuk e di dhe nuk më intereson. Ato do t’i zgjidhë Prokuroria e Vlorës, siç kam bërë denoncimin në polici. Policia e Vlorës më ndihmoi dhe më çoi në spital të merrja ndihmën mjekësore dhe i përulem atyre djemve dhe vajzave, sepse e kishin moshën e fëmijëve të mi. Ishin kaq të edukuar sa ndihem krenar për ta.
Zoti Rama, duhet t’i jepni një zgjidhje këtij problemi, jo me dhunë. Nuk duhet të vriten qytetarë nga krimi i organizuar, nuk duhet ta pranoni ju këtë gjë. Duhet të ndodhin gjëra të tilla që të hidhen kryetarët nga komisariatet apo kapelet nga policët. Nuk bëhet ashtu.
Dua të falënderoj të gjithë vlonjatët që ishin krah për ne, prania e tyre është shumë e fortë, sepse zoti Rama ju historinë e dini si mua ose më mirë. Qeveritë e Shqipërisë janë ngritur dhe ulur gjithmonë nga Vlora.
Pashë me vëmendje ato që thatë në rrjetet sociale se gazetat greke kanë shkruar dhe kanë marrë pjesë për këtë çështje që ndodh këtu. T’ua bëj të ditur, zoti Rama, se unë nuk kam dhënë asnjë intervistë diku për këtë çështje, e kërkoni dhe e shikoni.
U shqetësuat sepse, siç e di gjithë Shqipëria dhe Vlora, ne aty flasim dy gjuhë, tonën shqipe dhe greqishten. Ajo nuk na bën më pak shqiptarë se ju, por më të fortë. Ne jemi vlonjatë, zoti Rama, dhe jemi njerëzit më me fat në Shqipëri, ku gjiri i vogël i Vlorës, kur fryn era në dimër, na mbush me krenari, trimëri dhe na heq frikën.
Oligarkët tuaj mund të mbajnë nga 100–5 mijë veta, por shpirtin tonë nuk mund ta veshin kurrë. Ndoshta mua më dhemb turpi sot, por shpirti im është shumë i madh. Ato goditje më kanë bërë më të fortë, më vlonjat dhe asnjë nga qeveria nuk doli të flasë, të pyesë kush është ai njeri që u tërhoq zvarrë.
Për mua duhej të interesoheshin ambasadat greke, të më çonin në spitalin e Janinës, sepse gryka ime është e thyer, zoti Rama, nga një kriminel që vesh rrobat e policisë private dhe ka fituar të drejta mbi policinë e shtetit.
Ta dini se jemi të gjithë këtu me mish e me shpirt, nuk do të lejojmë askënd të prekë pronat tona. Ato për ne kanë një vlerë gjigande. Na lidhin me traditat tona. Nëse doni të bëni hotele, bëjini në tokat tuaja, jo të atyre të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Kombëtarja nis përgatitjet për Izraelin dhe Luksemburgun

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Vogëlushi në karrocë marshon për Zvërnecin, pamje prekëse nga protesta







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com