Publikimi i videos, ku shfaqet personi që vrau komisar Artan Cukun, ka ndihmuar shumë policinë. Dy qytetarë kanë telefonuar për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me autorin e krimit, i cili tronditi kryeqytetin pak ditë më parë.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se janë dy telefonata, të cilat kanë pasur lidhjen me vrasjen e Cukut.
“Disa prej telefonuesve pretendojnë se e kanë parë personin duke vrapuar, në një kohë që përkon me disa minuta pasi kishte ndodhur vrasja”, thanë burimet e Policisë, shkruan Panorama.
Qytetarë të tjerë pretendojnë se e kanë parë të dyshuarin rreth 30 minuta para se të kryhej vrasja me pesë plumba e komisarit, në hyrje të pallatit ku ai banonte.
Policia po verifikon emrat e dhëna, ndërkohë që bëhet me dije se personat e dyshuar si autorë të vrasjes së ish-drejtuesit të Vlorës kanë precedentë të fortë penalë, si dhe janë në kërkim për vepra të rënda penale.